Epoka e investimeve pa limit në AI po mbaron? Flet CEO i Nvidia - Business Magazine Albania

Epoka e investimeve pa limit në AI po mbaron? Flet CEO i Nvidia

Gjiganti amerikan i teknologjisë Nvidia mund të jetë drejt një ndryshimi të madh strategjie në investimet e tij në inteligjencën artificiale. Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Jensen Huang, deklaroi se investimet gjigante në kompani të mëdha të AI si OpenAI dhe Anthropic mund të mos vazhdojnë në të njëjtën shkallë në të ardhmen.

Lexo gjithashtu : Reddit gjobitet me 16 milionë euro në MB, fëmijët nuk ishin të mbrojtur

Sipas Huang, ideja për një investim deri në 100 miliardë dollarë në OpenAI nuk duket më në planet e kompanisë. Nvidia ka finalizuar një investim rreth 30 miliardë dollarë në OpenAI, që sipas tij mund të jetë një nga investimet e fundit të këtij lloji për prodhuesin e çipave.

Ndërkohë, OpenAI po përgatitet për një ofertë publike fillestare (IPO) që mund ta vlerësojë kompaninë deri në 1 trilion dollarë. Megjithatë, raportime të fundit sugjerojnë se marrëveshja e madhe prej 100 miliardë dollarësh mes Nvidia dhe OpenAI është braktisur për shkak të pasigurive që ekzistojnë në sektorin e inteligjencës artificiale.

Pavarësisht frenimit të investimeve, Nvidia po vazhdon të fokusohet në zhvillimin e teknologjisë për AI. Sipas raportimeve të The Wall Street Journal, kompania po punon për një procesor të ri të projektuar për të përshpejtuar sistemet e inteligjencës artificiale dhe për t’i bërë ato më efikase.

Platforma e re pritet të prezantohet në konferencën e zhvilluesve Nvidia GTC në San Jose muajin e ardhshëm dhe do të përfshijë një çip të zhvilluar nga startup-i Groq. Ky sistem do të fokusohet në procesin e quajtur “inference”, që lejon modelet e AI të japin përgjigje më të shpejta ndaj pyetjeve të përdoruesve.

Raportime nga Reuters tregojnë gjithashtu se OpenAI ka shprehur shqetësime për shpejtësinë me të cilën disa sisteme të Nvidia përpunojnë kërkesat e përdoruesve në platforma si ChatGPT, veçanërisht për detyra komplekse si zhvillimi i softuerit apo integrimi me aplikacione të tjera.

reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0