Sam Altman e quan “të çmendur” idenë e Elon Musk për të ven... - Business Magazine Albania

Sam Altman e quan “të çmendur” idenë e Elon Musk për të vendosur qendra të të dhënave në hapësirë

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Në një intervistë të fundit në New Delhi, CEO i OpenAI, Sam Altman, nuk kurseu kritikat për planet ambicioze të Elon Musk dhe SpaceX. Musk synon të lëshojë satelitë që veprojnë si qendra të dhënash në orbitë, por Altman i konsideron këto plane “të çmendura” për shkallën aktuale të teknologjisë.

“Me gjendjen aktuale, vendosja e qendrave të të dhënave në hapësirë është absurde,” tha Altman, duke shkaktuar të qeshura tek audienca. Ai shtoi se, ndonëse një ditë orbital data centers mund të kenë kuptim, kostot e lëshimit dhe vështirësitë për të riparuar çipet kompjuterike në hapësirë janë pengesa të mëdha. “Nuk jemi aty akoma. Orbital data centers nuk do të kenë rëndësi në shkallë të gjerë këtë dekadë,” theksoi Altman.

Lexo gjithashtu: Pse historia e Richard Branson frymëzon më shumë se çdo tekst i shkruar nga AI?

Ndërkohë, Musk duket se nuk pajtohet. SpaceX ka njoftuar planet për një “konstelacion prej një milioni satelitësh që do të funksionojnë si qendra të dhënash orbitale” dhe ka filluar të punësojë inxhinierë për realizimin e tyre.

Pavarësisht skepticizmit të Altman, gjigantët e tjerë të teknologjisë po garojnë gjithashtu për të sjellë qendra të dhënash në hapësirë. Google, për shembull, prezantoi Project Suncatcher në 2025, duke synuar qendra të dhënash të energjisë diellore në orbitë që mund të fillojnë funksionimin që në 2027.

Të dhënat dhe qendrat që i mbështesin ato janë jetike për funksionimin e produkteve të AI, si modelet e gjuhës dhe chatbot-et, por këto gjithashtu konsumojnë ujë, rrisin ndotjen dhe ngarkojnë rrjetet energjetike, duke shtuar presion mbi mjedisin dhe cilësinë e jetës.

BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0