Vodafone Albania dhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), anëtare e UEFA-s, bënë bashkë ekspertë të teknologjisë, ekipe inovacioni dhe drejtues të lartë, në një iniciativë mjaft me rëndësi: një Bootcamp Dixhital, të parin në llojin e tij, me qëllim projektimin e së ardhmes së tifozëve, të futbollit në Shqipëri.
E zhvilluar në kuadër të Spirit Day tremujor, të Vodafone Albania, kjo iniciativë shënon herën e parë që ekipi dixhital ikompanisë punon drejtpërdrejt me FSHF-në, për tëbashkëkrijuar zgjidhje praktike teknologjike, që adresojnënevoja reale, operacionale si dhe angazhimin e tifozëve, ndajfutbollit.
Bootcamp-i u fokusua në zhvillimin e zgjidhjeve dixhitale, që do të forcojnë mënyrën se si Federata lidhet me tifozët, si dhepërmirëson shërbimet dhe rrit ekosistemin e përgjithshëm tëfutbollit në Shqipëri. Në fokus janë platformat për angazhimin e tifozëve, analizat e bazuara në të dhëna, shërbimet dixhitale dhemjetet moderne të komunikimit, të dizenjuara për t’i afruarmbështetësit me lojën, më shumë se kurrë më parë.
“Kur dy kampionë bashkohen, rezultatet më të mira janë ato qëarrihen. Mendoj se pikërisht këtë kemi parë sot. Ne jemi sponsor krenar i ekipit kombëtar të futbollit dhe i Federatës Shqiptare tëFutbolliit, jo vetëm në aspektin financiar, por edhe përmesekspertizës dhe teknologjisë dixhitale, që Vodafone ofron. Sot pamë një gamë të jashtëzakonshme idesh, që shërbejnë për tëpërmirësuar përvojën e tifozëve dhe për t’u dhënë atyremundësinë ta përjetojnë këtë sport fantastik, edhe më mire, në tëardhmen, përmes mundësive që jep teknologjia” – u shprehBalázs Révész, CEO i Vodafone Albania.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, theksoi rëndësinë e transformimit dixhital për organizatat moderne sportive. “Ky ishte një aktivitet shumë i veçantë, shumë i bukur dhe vërtet me rezultat shumë pozitiv. Synimi ishte se si ta përdorimteknologjinë në të mirë të komunikimit, në të mirë të afrimit me tifozët, e që të komunikojmë sa më mirë përmes teknologjisë. Vërtet idetë ishin fantastike; mënyra e zgjedhur se si t’i marrimkëto ide nga ekspertë, specialistë dhe punonjës të Vodafone ishteshumë e bukur dhe besoj se pati një produkt që do të nashërbejë. Padyshim që do të elaborohen më tej dhe do tëndërtojmë projektin e plotë të digjitalizimit, të komunikimit tëFederatës dhe njerëzve të futbollit, kryesisht me tifozët, që t’injoftojmë sa më mirë dhe si t’i afrojmë sa më shumë ata me futbollin”- u shpreh Duka.
Në këtë Bootcamp u prezantuan katër ide: i pari përridimensionimin e website-it dhe aplikacionit të FSHF-së; i dytime krijimin e skemës së besnikërisë për fansat e futbollit– për tëpërfituar benefite sa më shumë që të përdorin aplikacionin e FSHF-së; e treta ishte për unifikimin e të gjitha sistemeve tëmenaxhimit të FSHF në një sitem të vetëm për menaxhimin e fansave, sponsorave, lojtarëve etj; dhe e katërta krijimi i njëasistenti dixhital online, për t’iu përgjigjur fansave në kohereale, i quajtur Alban. Ndër katër idetë e prezantuara, fitues u shpall projekti për ridiemensionimin e web-it dhe app-it tëFSHF-së.
Duke ndërthurur ekspertizën e kompanisë lider në teknologji nëShqipëri me vizionin e institucionit drejtues të futbollit në vend, iniciativa demonstron se si dy kampionë kombëtarë mund tëbashkëpunojnë, për të çuar përpara të ardhmen e futbollitshqiptar.
Vodafone Albania vazhdon të investojë në inovacion, ekselencëtë rrjetit dhe zgjidhje dixhitale që fuqizojnë institucionet, bizneset dhe qytetarët, duke forcuar rolin e tij si katalizator iprogresit dixhital në Shqipëri.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto