Taksë e re mbi karbonin, BE rregullon çmimet për familjet dhe bizneset - Business Magazine Albania

Taksë e re mbi karbonin, BE rregullon çmimet për familjet dhe bizneset

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian ranë dakord të ndryshojnë një mjet financiar të dizajnuar për të rregulluar tronditjet në çmimin e karbonit, në pritje të taksës së re mbi karbonin që mbulon transportin rrugor dhe ndërtesat.

Shtetet e BE-së do të zgjerojnë mekanizmin e bllokut për të rregulluar rritjet e çmimeve përtej vitit 2030, në përpjekje për të siguruar që çmimi i karbonit nën taksën e ardhshme mbi makinat, furgonët dhe ndërtesat të mos rritet tej mase kur sistemi të hyjë në fuqi në vitin 2028.

Familjet dhe bizneset që përdorin karburant fosil për ngrohje dhe transport pritet të shohin fatura më të larta kur versioni i ri i sistemit të tregtimit të emetimeve të Bashkimit Evropian (ETS2) të hyjë plotësisht në fuqi, dhe rezistenca ndaj implementimit të plotë të tij ka qenë në rritje.

Sllovakia dhe Republika Çeke kanë kërkuar që taksa e re e karbonit të shtyhet së paku deri në vitin 2030, duke u bazuar në ndikimin social të ligjit; nga ana tjetër, Suedia, Danimarka, Finlanda, Holanda dhe Luksemburgu nënshkruan një dokument të përbashkët duke shprehur kundërshtim ndaj çdo vonese apo ndryshimi të ETS2.

“Na shqetëson që çdo shtyrje apo ndryshim i mëtejshëm i çmimit të bazuar në treg të ETS2 do të dobësonte në mënyrë të konsiderueshme efektivitetin e politikës klimatike të BE-së,” thuhet në letrën e datës 18 shkurt, raporton Euronews.

Pesë vendet e BE-së argumentojnë se diskutimet e vazhdueshme mbi masat e stabilizimit të çmimit nën ETS2 po minojnë besueshmërinë e sistemit dhe po rrisin pasigurinë për vendimet investuese të bizneseve dhe familjeve.

Lexo edhe: A po largohet Lagarde? Banka Qendrore mohon zerat për dorëheqje

Vendimi për të rregulluar rritjet e çmimeve vjen pas një injektimi të fundit prej 3 miliardë eurosh nga Banka Evropiane për Investime, i cili synon të adresojë rritjen e faturave të energjisë, si përgjigje ndaj presionit të ligjvënësve në Parlamentin Evropian për të siguruar që më të cenueshmit të mund të përballojnë tranzicionin.

Ndryshimi i Rezervës së Stabilitetit të Tregut

Mjeti afatgjatë i BE-së për të adresuar mbetjet e lejeve në tregun e karbonit, Rezerva e Stabilitetit të Tregut, është krijuar për të balancuar ofertën dhe kërkesën e lejeve të karbonit dhe për të forcuar qëndrueshmërinë e sistemit ndaj tronditjeve të ardhshme.

Zgjerimi i tregut të karbonit të BE-së për të përfshirë transportin rrugor dhe ndërtesat u krijua në 2023 si pjesë e ligjit të bllokut mbi klimën, me qëllim reduktimin e emetimeve nga këto sektorë me 42% deri në vitin 2030, krahasuar me nivelet e vitit 2005.

Mekanizmi pritej të fillonte në 2027, por u shty pasi ligjvënësit shprehën shqetësime për ndikimin social.

“Pozicioni i Këshillit mbi përshtatjen e Rezervës së Stabilitetit të Tregut, valvula e sigurisë së sistemit dërgon një sinjal të qartë se BE-ja është e angazhuar për një treg karboni të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm,” tha Maria Panayiotou, ministre e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Mjedisit e Qipros, në emër të Presidencës së BE-së.

600 milion lejet aktuale nën mekanizmin e stabilitetit të bllokut, ekuivalent me nevojat për reduktim të emetimeve për dhjetë vjet do të mbeten në dispozicion dhe mund të lirohen nëse tregu vihet nën presion, tha Këshilli.

“Këto masa forcojnë më tej stabilitetin dhe përballueshmërinë brenda ETS2 dhe na vendosin në një rrugë më të parashikueshme drejt një të ardhmeje me karbon të ulët. Po krijojmë kushtet e duhura për të mbajtur çmimet nën kontroll dhe për të ndërhyrë shpejt nëse rriten shumë,” tha Wopke Hoekstra, Komisioner për Klimën, Net Zero dhe Rritje të Pastër.

Pozicioni i dakordësuar nga Këshilli do të shqyrtohet tani nga ligjvënësit në Parlamentin Evropian, të cilët duhet të miratojnë rregullat përfundimtare para se ETS2 të nisë në 2028.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0