Airbnb zgjeron globalisht opsionin “Rezervo tani, paguaj më vonë” - Business Magazine Albania

Airbnb zgjeron globalisht opsionin “Rezervo tani, paguaj më vonë”

Airbnb ka njoftuar se po e lançon globalisht funksionin e saj “Rezervo tani, paguaj më vonë”, i cili u mundëson përdoruesve të sigurojnë një akomodim pa bërë pagesë të menjëhershme. Ky opsion u jep udhëtarëve më shumë fleksibilitet, pasi mund të anulojnë rezervimin në rast se ndryshojnë planet, pa humbur para paraprakisht.

Fillimisht, ky funksion u lançua në SHBA vitin e kaluar për udhëtime brenda vendit. Sipas Airbnb, vetëm pronat me politika anulimi “fleksibile” ose “të moderuara” janë të përfshira në këtë opsion rezervimi pa pagesë të menjëhershme. Pagesa kryhet më afër datës së check-in-it, dhe jo në momentin e rezervimit.

Ky model pasqyron tendencën “blej tani, paguaj më vonë” që është bërë shumë e njohur në e-commerce, duke e bërë udhëtimin më të aksesueshëm financiarisht për shumë përdorues. Airbnb thekson se që nga lançimi, rreth 70% e rezervimeve të kualifikuara janë bërë duke përdorur këtë opsion.

Lexo edhe:AKSHI me pagat më të larta, partneritet me Nvidia për “Diellën”. Prezantohet zyrtarisht Igli Tafa!

Gjatë raportimit financiar për tremujorin e katërt të vitit 2025, kompania bëri të ditur se kjo veçori ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e numrit të netëve të rezervuara.

“Rezervo tani, paguaj më vonë pati adoptim të konsiderueshëm nga përdoruesit gjatë tremujorit të katërt. Gjithashtu ka ndikuar në rezervime më të hershme dhe në rritjen e kërkesës për shtëpi të plota, veçanërisht ato me katër ose më shumë dhoma gjumi, çka ka ndikuar në rritjen e çmimit mesatar për natë,” u shpreh drejtoresha financiare e Airbnb, Ellie Mertz.

Sipas saj, norma e përgjithshme e anulimeve në platformë u rrit nga 16% në 17% gjatë këtij tremujori dhe ishte disi më e lartë te përdoruesit që shfrytëzojnë këtë opsion pagese të vonuar. Megjithatë, ajo theksoi se kjo rritje nuk është domethënëse krahasuar me anulimet e përgjithshme në platformë.

Vitin e kaluar, Airbnb zhvilloi një anketë me udhëtarë në SHBA në bashkëpunim me kompaninë britanike të kërkimeve të tregut Focaldata. Nga të anketuarit, 60% u shprehën se një opsion pagese fleksibël është i rëndësishëm gjatë rezervimit të pushimeve, ndërsa 55% thanë se do ta përdornin një mundësi të tillë.

Airbnb ka eksperimentuar prej vitesh me modele pagese të shtyra. Që në vitin 2018, kompania ofroi mundësinë që përdoruesit të paguanin fillimisht 20% ose 50% të shumës totale, ndërsa pjesën tjetër më vonë. Në vitin 2023, Airbnb bashkëpunoi me kompaninë fintech Klarna për t’u mundësuar përdoruesve pagesën e qëndrimeve në katër këste brenda gjashtë javëve.

techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0