Interesi për studime ndërkombëtare po shënon rritje të vazhdueshme nga viti në vit. Paralelisht, tregu global i arsimit po transformohet me ritme të shpejta, duke sjellë programe më fleksibël, modele të reja mësimdhënieje dhe një fokus gjithnjë e më të madh në aftësitë praktike dhe teknologjinë. Këto zhvillime po ndryshojnë mënyrën se si studentët zgjedhin universitetet dhe anasjelltas. Si rrjedhojë, nevoja për informacion të saktë dhe orientim profesional është më e rëndësishme se kurrë.
World Education Fair rikthehet këtë vit në datat 21 dhe 22 shkurt 2025, në Tiranë dhe në Prishtinë, panairi më i madh arsimor në Evropën Juglindore, i cili prej 20 vjetësh bashkon më shumë se 300 institucione arsimore partnere në botë dhe mbi 100 konsulentë arsimorë, të cilët ofrojnë këshilla dhe mbështetje individuale falas në orientim dhe informacion në lidhje me mundësitë e zgjedhjes së institucioneve arsimore jashtë vendit.
Ky event vjen si një pikë referimi për maturantët, studentët dhe prindërit që kërkojnë informacion të saktë dhe vendime të sigurta për të ardhmen akademike.
Eventi ofron mundësinë që pjesëmarrësit të informohen drejtpërdrejt mbi programet universitare, bursat, trendet e reja të arsimit ndërkombëtar dhe opsionet reale të karrierës. Studentët do të kenë mundësi të takojnë përfaqësues universitetesh, të diskutojnë planet e tyre akademike dhe të marrin këshilla të personalizuara mbi zgjedhjen e destinacionit, programit dhe strategjinë e aplikimit. Në një treg ku opsionet janë të shumta dhe informacioni shpesh konfuz, World Education Fair shndërrohet në një platformë konkrete orientimi dhe vendimmarrjeje.
Shumë universitete prestigjioze do të jenë më 21 shkurt në Tiranë, në Hotel Rogner, në oraret 11:00–15:00 dhe më 22 shkurt në Prishtinë, në Swiss Diamond Hotel, në oraret 14:00–17:00. Ndër to spikasin: Carinthia University of Applied Sciences, Webster University, Geneva Business School, Jagiellonian University, Charles University, EU Business School, University of Sunderland, Nuova Accademia di Belle Arti, etj.
Panairi organizohet nga Integral Educational Programs, një kompani konsulence arsimore me fokus ndërkombëtar që synon të jetë më shumë sesa thjesht një organizator eventesh. Integral ofron një guidë të plotë për studentët që dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit. Filozofia e kompanisë bazohet në një qasje të personalizuar, ku çdo kandidat trajtohet sipas profilit, objektivave dhe mundësive të tij financiare dhe profesionale. Konsulentët punojnë ngushtë me studentët, nga sesioni i parë i konsultimit deri në pikën e arritjes në universitet dhe më tej.
Lexo edhe: Panairi i Edukimit “World Education Fair” vjen në Tiranë dhe Shkodër!
Çfarë kërkojnë studentët shqiptarë
Interesi për disa destinacione tradicionale si Holanda, Mbretëria e Bashkuar dhe Amerika ka pësuar një rënie të lehtë, kryesisht për shkak të politikave të reja dhe kufizimeve për studentët ndërkombëtarë. Paralelisht, po vihet re një orientim më i fortë drejt vendeve që ofrojnë më shumë stabilitet dhe kosto më të përballueshme, si Italia, Gjermania, Belgjika dhe Spanja. Ky ndryshim tregon një qasje më strategjike të studentëve shqiptarë në përzgjedhjen e destinacionit të studimit.
Zhvillimi i teknologjisë ka ndikuar drejtpërdrejt në mënyrën si studentët zgjedhin degët e studimit. Rritja e inteligjencës artificiale, automatizimit dhe ekonomisë digjitale ka shtuar interesin për fusha si programimi, analiza e të dhënave, siguria kibernetike dhe inxhinieria e softuerit. Degë që lidhen me teknologjinë nuk shihen më si opsione të ngushta teknike, por si baza e shumë industrive – nga financa te marketingu dhe shëndetësia.
Universitete shtetërore apo private?
Një tjetër trend i rëndësishëm që vihet re është rritja e interesit për universitetet private dhe institucionet e specializuara, të cilat ofrojnë programe më praktike dhe të orientuara drejt tregut të punës. Programet e vjetra të universiteteve shtetërore nuk janë të përgatitura për të përballuar ritmin e shpejtë të ndryshimeve në botën reale. Studentët kërkojnë gjithnjë e më shumë klasa të vogla, qasje individuale dhe programe të lidhura drejtpërdrejt me tregun e punës. Studime mbi studentët shqiptarë jashtë vendit tregojnë se rreth 69.9% e tyre e shohin studimin jashtë si hap drejt karrierës ndërkombëtare, ndërsa shumë prej tyre synojnë të fitojnë përvojë profesionale globale përpara rikthimit ose integrimit në tregje të tjera pune.
Si rezultat, universitetet private dhe institucionet e orientuara drejt praktikës po fitojnë gjithnjë e më shumë interes, duke ofruar ambiente moderne studimi dhe programe të fokusuara në fusha specifike si biznesi, teknologjia dhe industritë kreative — fusha që reflektojnë kërkesën reale të tregut global dhe aspiratat e brezit të ri shqiptar.
Integral është kujdesur që në panair të sjellë pikërisht ato institucione që ofrojnë në mënyrën më cilësore degët më të kërkuara, kushte bashkëkohore studimi dhe mundësi reale zhvillimi profesional. Universitetet pjesëmarrëse dallohen për programet e përditësuara sipas kërkesave të tregut, lidhjet e forta me industrinë dhe fokusin në aftësi praktike.
Pjesëmarrja në panair është falas, mjafton të regjistroheni këtu. Të gjithë pjesëmarrësit do të bëhen pjesë e shorteut për të fituar 3 çmime të mëdha dhe shumë çmime të tjera surprizë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto