Mirlinda Karçanaj është dorëhequr nga posti i Drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Në vend të saj është emëruar Igli Tafa, i cili më herët ka drejtuar Agjencinë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike dhe njëkohësisht ka qenë i angazhuar si Koordinator Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, post të cilin e mbante nga tetori 2022.
AKSHI është institucioni përgjegjës për infrastrukturën dhe shërbimet digjitale të qeverisë, përfshirë platformën e-Albania dhe sistemet elektronike të administratës.
Po kush është Igli Tafa?
I lindur në Tiranë, z. Tafa është inxhinier i specializuar në rrjete dhe siguri informacioni, i diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe me doktoraturë në Sistemet e Virtualizimit. Ai ka mbi 16 vite përvojë akademike dhe profesionale, si lektor dhe ekspert në menaxhimin e sigurisë, kërcënimeve dhe administrimin e rrjeteve, duke zotëruar edhe certifikime ndërkombëtare në fushën e sigurisë kibernetike.
Lexo edhe: Plisi shqiptar drejt njohjes nga UNESCO!
Që prej tetorit 2022, ai shërben si Drejtor i Përgjithshëm i Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe Koordinator Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, duke udhëhequr zhvillimin e politikave dhe strategjive mbrojtëse. Nën drejtimin e tij, është forcuar bashkëpunimi me partnerë strategjikë si Departamenti Amerikan i Shtetit, si edhe me organizata ndërkombëtare si NATO, OSBE dhe OKB. AKSK është anëtarësuar gjithashtu në Counter Ransomware Initiative, duke rritur kapacitetet në mbrojtje ndaj sulmeve ransomware. Përmes reformimit të strukturës dhe ngritjes së ekipeve të specializuara, ai ka kontribuar në forcimin e sigurisë kibernetike dhe pozicionimin e Shqipërisë në pararojë të sfidave të mbrojtjes digjitale në rajon.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto