Aktorja Anila Bisha, që ka shërbyer si imazh dhe zë i avatarit të ministres Diella, ka hedhur në gjyq qeverinë dhe AKSHI-n.
Në një padi në Gjykatën Administrative të Tiranës, Bisha kërkon që imazhi i saj të mos shfrytëzohet më për këtë funksion, të paktën deri sa të zgjidhet ligjërisht.
Bisha, me anë të një kontrate me AKSHI-n një vit më parë, ka pranuar të jetë fytyra dhe zëri i Diellës, por asaj asistente në e-Albania dhe jo asaj ministre të prokurimeve.
Në një deklaratë për mediat, vjeshtën e vitit të shkuar, pak pasi Rama prezantoi ministren e parë virtuale, Bisha tha se kontrata është deri në dhjetor. Në emisionin “Opinion”, aktorja tha se nuk është paguar për “pozicionin” në kabinetin qeveritar”.
Lexo edhe: Nga Diella tek martesa me një chatbot, ja cilat janë 14 risitë më interesante të 2025!
Ndonëse nuk është e qartë arsyeja pse “Diella” shkoi në dyert e gjykatës, por gjasat janë që të lidhet me kohëzgjatjen dhe shtrirjen e përdorimit të imazhit, përtej kontratës. Ngjarja vjen si një paradoks, ndërsa qeveria tenton të krijojë një ministër dhe një institucion tërësisht digjital, dhe nga ana tjetër përballet me ngërçin e të drejtave të autorit.
Diella u prezantua si ministre më 11 shtator 2025, si pjesë e kabinetit të qeverisë së katërt të Ramës. Opozita dhe ekspertët vendas e kundërshtuan dekretin e presidentit për të njohur Diellën si ministre, duke theksuar se është antikushtetuese. Atë kohë, emërimi i Diellës, bëri xhiron e botës, shoqëruar dhe me shumë kritika nga ekspertët ndërkombëtarë, por edhe sarkazëm dhe pikëpyetje..
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto