“AI do të ulë çmimet dhe do ta bëjë paranë më të vlefshme”, Sam.. - Business Magazine Albania

“AI do të ulë çmimet dhe do ta bëjë paranë më të vlefshme”, Sam Altman paralajmëron për një përmbysje ekonomike

Inteligjenca Artificiale mund të mos jetë thjesht revolucioni teknologjik i dekadës, por një përmbysje e vetë mënyrës si funksionon ekonomia globale. Këtë e sugjeron CEO i OpenAI, Sam Altman, i cili parashikon një të ardhme “masivisht deflacionare”, ku produktet dhe shërbimet do të bëhen rrënjësisht më të lira, dhe paraja më e vlefshme.

OpenAI po investon mbi 1 trilion dollarë për ndërtimin e qendrave gjigante të të dhënave, duke vënë bast për një botë të dominuar nga AI. Sipas Altman, përparimet në automatizim, robotikë dhe përpunimin e të dhënave do të rrisin ndjeshëm produktivitetin individual, duke ushtruar presion të fortë për uljen e çmimeve.

Ai argumenton se shumë shpejt, një individ që shpenzon rreth 1,000 dollarë për përdorimin e AI mund të realizojë brenda pak orësh një program kompjuterik, një punë që më parë do t’i kërkonte javë të tëra një ekipi të tërë. Ky ndryshim, sipas tij, do të fuqizojë individin dhe do të rrisë vlerën reale të parave.

Deklarata më e fortë e Altman ishte ajo mbi tregun e punës: nëse Inteligjenca Artificiale mund ta zëvendësojë punën tuaj, ndoshta ajo nuk ka qenë kurrë një punë “e vërtetë” në kuptimin e prodhimit real të vlerës. Ai e krahason këtë transformim me kalimin historik nga bujqësia në industri, e më pas në zyrat moderne.

Çdo revolucion teknologjik ka ripërcaktuar konceptin e punës. Sot, AI po sfidon rolet e përsëritshme dhe “punën e ngarkuar”, duke ngritur një pyetje thelbësore: në një botë ku automatizimi mund të bëjë gjithçka më shpejt dhe më lirë, çfarë do të konsiderohet vërtet punë me vlerë?

Nëse parashikimet e Altman realizohen, ekonomia globale mund të hyjë në një epokë të re, ku rritja nuk vjen nga inflacioni, por nga produktiviteti ekstrem dhe ulja drastike e kostove.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0