Hapet aplikimi për DIVA, risi kompensimi për arsimin e fëmijëve - Business Magazine Albania

Hapet aplikimi për DIVA, risi kompensimi për arsimin e fëmijëve

Është hapur sistemi e-Tax, që mundëson plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale (DIVA) për të gjithë individët që kanë detyrimin për ta plotësuar, por edhe për ata që kërkojnë të përfitojnë kompensimin për arsimin e fëmijëve.

Diferenca e tatimit vjetor të paguar gjatë 2025-s, nga rillogaritja e tatimit, pas zbritjes së bazës së tatueshme të shpenzimeve 48 mijë lekë në vit, pavarësisht nivelit të ardhurave dhe 100 mijë lekë nëse të ardhurat janë deri në 1,2 milionë lekë, do të jepet si kompensim për fëmijët.

Vlera e kompensimit llogaritet automatikisht nga sistemi. Sistemi e-Tax, e llogarit automatikisht vlerën e kompensimit, pasi bëhet deklarimi i të ardhurave, edhe për ata individë që nuk e kanë detyrimin ta bëjnë.

Konkretisht në DIVA-n e sapoplotësuar dhe dorëzuar të një individi, rezulton se të ardhurat e tij vjetore për vitin 2025 ishin në vlerën e 1,470 mijë lekë. Tatimi i paguar gjatë vitit është 144,424 lekë.

Lexo edhe: Turizmi në 2025, na mban Kosova, “mërziten” italianët, vijnë gjermanët dhe francezët

Individit i janë zbritur të ardhurat nga punësimi:

– Zbritje nga të ardhurat nga punësimi sipas nenit 22, pika 1, germat a, b dhe c me vlerë 360 mijë lekë në vit (apo 30 mijë lekë në muaj).

– Shumë kompensimi për çdo fëmijë në ngarkim të tij më pak se 18 vjeç në vlerën 48 mijë lekë.

Në DIVA pasqyrohet se baza e të ardhurave të tatueshme pas zbritjes arrin në vlerën e 1 mln lekëve. Llogaritja e tatimit vjetor të paguar është 138,184 lekë.

Tatimi i mbipaguar rezulton në vlerën e 6,240 lekëve.

E llogaritur nga Vlera e Tatimit Vjetor të paguara  144,424 lekë- 138,184 lekë= 6,240 lekë.

Tatimi i mbipaguar është vlera e kompensimit.

Kjo vlerë do të tërhiqet pasi të bëhet kërkesë në tatimet rajonale brenda 3 muajve nga afati i plotësimit të DIVA.

Detyrimin për plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave e kanë individët me të ardhura mbi 1.2 mln lekë në vit, të dypunësuarit dhe ata që kanë krijuar të ardhura të padeklaruar mbi 50 mijë lekë në vit nga qiraja, honorarë etj.

Risi janë plotësimi i DIVA-s nga individët që kërkojnë të përfitojnë kompensimin e fëmijëve.

Për të gjithë ata individë që e plotësojnë për herë të parë deklaratën vjetore të të ardhurave, lehtësisht mund të hyjnë nëpërmjet faqes së tatimeve në linkun e-Shërbime te rubrika për individët, duke futur të dhënat nëpërmjet e-Albania.

monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0