Në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur, suksesi i bizneseve nuk varet më vetëm nga ajo që ofrojnë, por nga rrjetet që ndërtojnë dhe bashkëpunimet që krijojnë. Për bizneset shqiptare, veçanërisht ato që operojnë ose synojnë tregjet ndërkombëtare, bashkëpunimi nuk është më një opsion, është një domosdoshmëri strategjike.
Shqiptarët sot janë të pranishëm në pothuajse çdo cep të botës: si sipërmarrës, profesionistë, investitorë dhe lider komunitetesh. Kjo shpërndarje globale përbën një potencial të jashtëzakonshëm, por që shpesh mbetet i pashfrytëzuar për shkak të mungesës së platformave të strukturuara ku këto lidhje të kthehen në bashkëpunime konkrete.
Pse bashkëpunimi mes bizneseve shqiptare është kaq i rëndësishëm?
Bashkëpunimet krijojnë më shumë sesa rritje ekonomike individuale. Ato ndërtojnë besim, qasje në tregje të reja, ndarje njohurish dhe mundësi zhvillimi afatgjatë. Një biznes shqiptar në SHBA, Europë apo Ballkan ka shumë më tepër gjasa të rritet kur lidhet me biznese të tjera shqiptare që ndajnë të njëjtën kulturë, gjuhë dhe vizion.
Në vend që çdo biznes të përpiqet të depërtojë i vetëm në tregje të reja, bashkëpunimi krijon sinergji: njëri ofron eksperiencë, tjetri rrjet, një tjetër burime. Kjo është mënyra si ndërtohen ekosisteme të forta biznesi.
Nga komuniteti online te veprimi real
Me këtë filozofi është ndërtuar edhe grupi në Facebook “Sipërmarrësit Shqiptarë në Mbarë Botën”, me 42.5K anëtarë i cili shërben si një hapësirë ku sipërmarrës, profesionistë dhe individë ambiciozë shqiptarë nga e gjithë bota lidhen, ndajnë eksperienca, ide dhe mundësi bashkëpunimi. Grupi nuk është thjesht një platformë diskutimi, por një pikë nisjeje për marrëdhënie reale biznesi.
Përtej hapësirës online, aktivitetet tona kanë marrë formë edhe në botën fizike. Kemi qenë të pranishëm në Tiranë, ku kemi organizuar takime, evente dhe aktivitete që kanë bashkuar sipërmarrës shqiptarë, duke dëshmuar se nevoja për rrjetëzim dhe bashkëpunim është reale dhe në rritje.
Albanian Business Showcase + Networking Event: një hap konkret drejt bashkëpunimeve
Si vazhdimësi e këtij vizioni, po organizohet Albanian Business Showcase + Networking Event, një event i dedikuar krijimit të lidhjeve strategjike mes bizneseve shqiptare, profesionistëve dhe talenteve të rinj.
Eventi organizohet nga Marsilda Bialczak, themeluese e Expand2Market, një agjenci marketingu dixhital, si edhe krijuese e grupit në Facebook “Sipërmarrësit Shqiptarë në Mbarë Botën”, me mbi 42.5 mijë anëtarë. Marsilda është mentore biznesi dhe konsulente marketingu me mbi 15 vite përvojë në marketing dhe media sociale, si dhe 13+ vite përvojë në shitje në tregjet evropiane dhe amerikane, kryesisht në sektorët e teknologjisë dhe IT.
Ky event nuk është konceptuar si një konferencë tradicionale, por si një platformë aktive rrjetëzimi, ku:
- sipërmarrësit prezantojnë bizneset e tyre,
- krijohen bashkëpunime reale,
- ndërtohen marrëdhënie që zgjasin përtej një dite.
Një element i rëndësishëm i eventit është edhe përfshirja e studentëve të Harvardit, të cilët marrin pjesë falas, duke krijuar një urë mes eksperiencës së sipërmarrësve dhe potencialit të brezit të ri.
Pas eventit, pjesëmarrësit do të marrin një listë kontakti, për të vazhduar komunikimin dhe për të kthyer njohjet në bashkëpunime konkrete.
Detajet e eventit:
📅 Data: 28 Shkurt
⏰ Ora: 5:30pm-8:30pm
📍 Vendndodhja: Albanian Boston Community Center 39 Bow St. Beverly, MA 01915
Eventi përfshin gjithashtu pije dhe aperitiv, duke krijuar një ambient të favorshëm për networking cilësor.
Në këtë rrugëtim, roli i medias është thelbësor. Business Magazine Albania, si media partner i Albanian Business Showcase + Networking Event, mbështet promovimin e bashkëpunimeve mes bizneseve shqiptare dhe ndërtimin e një kulture rrjetëzimi që i shërben zhvillimit ekonomik dhe profesional të komunitetit shqiptar, brenda dhe jashtë vendit.
Përdorni kuponin bma10 në checkout për $10 ulje të biletës së eventit.
Për cdo detaj të nevojshëm në lidhje me eventin, shkoni tek linku më poshtë dhe aty do të gjeni cdo gjë që duhet të dini, ose kontaktoni në DM në Instagramin e @marsilda.bialczak
https://expand2market.com/albanian-business-showcase-networking-event-expand2market/
Për pyetje ose paqartësi mund të kontaktoni tek info@expand2market.com
Bashkëpunimet mes bizneseve shqiptare nëpër botë nuk janë më një ide idealiste, por një nevojë reale për rritje dhe qëndrueshmëri. Me komunitete aktive, aktivitete konkrete dhe evente si Albanian Business Showcase + Networking Event, po ndërtohet një bazë solide për një ekosistem biznesi shqiptar më të lidhur, më të fortë dhe më me ndikim.
Nëse nuk keni akoma nje biznes por po mendoni të hapni një ky ështe eventi ideal për ju për të mësuar se si të nisni dhe rrisni një biznes.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.