Të dhënat zyrtare të publikuara nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) për vitin 2025 tregojnë se tregu ajror në Shqipëri vijon të dominohet nga kompanitë low-cost, me Wizz Air dhe Ryanair që mbajnë peshën kryesore të trafikut të pasagjerëve gjatë gjithë vitit.
Wizz Air rezulton kompania lider absolute, me një kuotë tregu që luhatet nga mbi 60% në fillim të vitit, në rreth 48-59% gjatë muajve të verës dhe vjeshtës, duke ruajtur pozicionin dominues në të gjithë periudhën janar-nëntor 2025.
Kjo e bën Wizz Air transportuesin kryesor në TIA, me diferencë të ndjeshme nga çdo kompani tjetër.
Lexo edhe:Për çfarë ëndërrojnë qentë dhe macet?
Në vendin e dytë renditet Ryanair, e cila shënon një rritje të qëndrueshme të prezencës së saj, me kuota që variojnë nga 22% në fillim të vitit, duke arritur deri në 26 për qind në pranverë, dhe duke mbetur mbi 19-24 për qind gjatë muajve të tjerë.
Së bashku, Wizz Air dhe Ryanair kontrollojnë në disa muaj mbi 80% të tregut ajror në Tiranë.
Ndërkohë, linjat tradicionale evropiane si Lufthansa, Austrian Airlines, Air France dhe British Airways mbajnë kuota më modeste, zakonisht nga 1 për qind deri në 3.5%, duke reflektuar fokusin e tyre më të kufizuar në tregun shqiptar dhe orientimin kryesisht drejt fluturimeve lidhëse (hub-based).
Rritje vërehet edhe te charter-at dhe fluturimet sezonale, të cilat arrijnë kulmin gjatë muajve të verës, duke shkuar deri në mbi 7% të tregut në korrik-gusht, çka lidhet drejtpërdrejt me fluksin turistik.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.