Xhenxhefili, kanella dhe karafili, ja përfitimet shëndetësore të tyre - Business Magazine Albania

Xhenxhefili, kanella dhe karafili, ja përfitimet shëndetësore të tyre

Xhenxhefili, kanella dhe karafili, ja përfitimet shëndetësore të tyre

Ka disa aroma që të tregojnë se jeminë dimër. Është ëmbëlsia pikante e kanellës, ngrohtësia që djeg lehtë e xhenxhefilit, dhe aroma e thellë, pak mistike, e karafilit. Janë përbërëset e biskotave, çajrave të ngrohtë dhe recetave të fundvitit ato që kthehen çdo dimër si një traditë që nuk plaket kurrë.

Por përveç anës emocionale, këto tre erëza janë edhe mikro-doza reale mirëqenieje. Studimet e viteve të fundit i kanë vërtetuar si aleatë të dobishëm për:

  • inflamacionin
  • tretjen
  • sistemin imunitar
  • metabolizmin
    Le t’i marrim me radhë.

Xhenxhefili 
Xhenxhefili nuk është vetëm “kryefjala” e çajrave dimërorë. Ai është një nga erëzat më të studiuara në fitoterapi, falë veprimit anti–inflamator dhe antioksidues, që vjen nga një substancë aktive e quajtur gingerol (po, pikërisht ajo që i jep shijen djegëse).

Çfarë bën në trup?

Ka efekt të lehtë termogjenik, dmth ndihmon trupin të “ngrohet nga brenda” dhe të ndihet më energjik pas një dite në të ftohtë. Mund të lehtësojë tretjen dhe të ulë ndjesinë e rëndesës, sidomos kur hamë më shumë se zakonisht. Studimet tregojnë se mund të redukojë nauzenë, madje edhe gjatë shtatzënisë. Përmes veprimit antioksidues, kontribuon në modulimin e proceseve inflamatore në organizëm.
Disa kërkime kanë vërejtur se xhenxhefili ndihmon edhe në lëvizshmërinë e zorrëve dhe ul ndjesinë e fryrjes prandaj është perfekt në periudhat me ushqim më të rëndë, darka festash dhe “teprica” kalorike.

Kanella 
Kanella është ndoshta aroma më tipike e festave: e ngrohtë, ëmbël, pak përqafuesa. Por pas këtij profumi fshihet një erëz me potencial interesant metabolik. Substanca kryesore aktive, cinnamaldehyde, sipas studimeve:

  • mund të ndihmojë në stabilizimin e pikuar të sheqerit në gjak
  • mund të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës, kur është pjesë e një diete të ekuilibruar
  • Kjo nuk do të thotë që kanella “kuron diabetin” apo zëvendëson terapitë mjekësore, por mund të jetë një ndihmë e vogël shtesë, sidomos në dimër kur konsumojmë më shumë ëmbëlsira dhe karbohidrate.

Përveç kësaj, kanella ka edhe:

  • efekt anti–inflamator falë polifenoleve
  • rol në uljen e disa molekulave pro–inflamatore (të treguara në studime laboratorike dhe te kafshët)
    Pra, është një erëz që mund të integrohet në mënyrë inteligjente në një stil jete të shëndetshëm: nuk bën mrekulli, por mbështet balansin.

Karafili 
Karafili është “bomba e vogël”. Vajrat e tij esencialë janë shumë të pasur me eugenol, një substancë të studiuar për:

  • veprim antibakterial
  • veprim të fuqishëm antioksidues
    Kërkimet sugjerojnë se karafili mund të:mbështesë sistemin imunitar në muajt e ftohtë, kur jemi më të ekspozuar ndaj virozave dhe stresit oksidativ ketë efekt lehtësues të butë ndaj dhimbjes, ndaj historikisht është përdorur për dhimbje dhëmbësh apo tension muskulor

 

NLB

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0