Traditat e çuditshme të 6 shteteve, për një vit sa më të mbarë - Business Magazine Albania

Traditat e çuditshme të 6 shteteve, për një vit sa më të mbarë

Traditat e çuditshme të 6 shteteve, për një vit sa më të mbarë

Një darkë me ushqime të shijshme dhe shpenzimi me orë të tëra para programeve televizive janë disa nga gjërat që bëjnë shumica e njerëzve. Disa vende të botës kanë tradita të tjera. Gjëra shumë të lehta në dukje, por shumë të rëndësishme për këto vende.

Spanja-Sipas traditës spanjolle, nëse vendosni 12 kokrra rrushi në gojë në mesnatë, viti i ardhshëm do të jetë plot lumturi.

Japoni-Në Japoni, tempujt në mbarë vendin tringëllojnë 108 herë, zakon ky i trashëguar nga budizmi. Një zile për çdo mëkat njerëzor të kryera gjatë vitit dhe ky ritual i përgatit ata për një fillim të ri.

Danimarkë-Viti i Ri në këtë shtet festohet duke thyer pjatën dhe gotën në hyrjen e shtëpisë së fqinjëve. Sa më shumë pjesë të thyera që ju gjeni në hyrjen e shtëpisë suaj, aq më shumë fat do të keni në vitin e ardhshëm.

Lexo edhe:Ilir Çopja: Videolojërat si mjet mësimor, pse Shqipëria po humb një mundësi edukative?

Filipinet-Festën e Vitit të Ri, tradita kërkon që gjithçka të përqendrohet rreth qarqeve, nga sendet që ju mbani deri në ushqimet që konsumoni. Prandaj, mbushini xhepat me monedha, për fat në Vitin e Ri.

Skoci-Skocezët në Vitin e Ri hyjnë në festivalin tre ditor “Hogmanay”, të mbushur plot me zakone. Nga të gjitha traditat që vijnë nga koha e Vikingëve, më e famshmja është ajo në të cilën edhe sot besohet. Kur arrin mesnata, nëse një njeri afro-amerikan është personi i parë që hyn në shtëpinë tuaj, ju do të keni një vit të mbushur me lumturi. Bonusi është nëse sjell me vete një sasi të mëdha me dhurata dhe ëmbëlsira.

Estoni-Në Estoni nëse hani 7, 9-të ose 12-të vakte në ditë, mund të presësh shumë ushqim dhe lumturi vitin e ardhshëm. Në parim, sa më shumë që hani, do të keni një vit sa më të lumtur.

PS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0