Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdor... - Business Magazine Albania

Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

Autoritetet shqiptare kanë vendosur rritjen e çmimeve referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura, një masë që pritet të ndikojë tregun e importit të makinave dhe kostot për qytetarët.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Financave, të botuar në Fletoren Zyrtare, “Për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore”, automjetet e importuara nga vende si Koreja, Kina dhe shtetet europiane nuk mund të zhdoganohet më poshtë çmimeve minimale të përcaktuara.

Për autoveturat, vlerat referuese variojnë sipas cilindratës:

  • Deri në 1.400 cc: minimalisht 162.500 lekë

  • 1.400–1.900 cc: minimalisht 250.000 lekë

  • 1.900–2.500 cc: minimalisht 406.000 lekë

  • 2.500–3.000 cc: minimalisht 500.000 lekë

  • 3.000–4.500 cc: minimalisht 625.000 lekë

  • Mbi 4.500 cc: minimalisht 1.000.000 lekë

Po ashtu, janë rritur edhe kufijtë minimalë për kamionçina, furgona dhe kamionë sipas kapacitetit mbajtës:

  • Deri në 1,5 tonë: minimalisht 500.000 lekë

  • 1,5–3,5 tonë: minimalisht 750.000 lekë

  • 3,5–10 tonë: minimalisht 1.062.500 lekë

  • 10–15 tonë: minimalisht 1.250.000 lekë

  • Mbi 15 tonë: minimalisht 1.500.000 lekë

Ekspertët e tregut presin që vendimi të rrisë kostot totale për importuesit dhe përdoruesit e makinave të përdorura, duke reflektuar një tendencë më të rreptë në vlerësimin doganor dhe një kontroll më të madh mbi tregun e automjeteve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0