Papunësia po kthehet gjithnjë e më shumë në një shqetësim në botën e takimeve romantike, veçanërisht në një klimë ekonomike të pasigurt. Sipas një sondazhi të zhvilluar nga kompania amerikane e “matchmaking” Tawkify, 29% e amerikanëve deklarojnë se papunësia është një “red flag” kur vjen puna te zgjedhja e një partneri.
Eksperti i marrëdhënieve dhe studiues në Institutin Kinsey, Justin Lehmiller, thotë se financat luajnë një rol të rëndësishëm në marrëdhënie, sidomos në një kohë kur 72% e amerikanëve shprehen se ekonomia aktuale e bën më të vështirë pagesën e shpenzimeve mujore.
Megjithatë, ai këshillon që statusi i punës të mos kthehet në kriter përjashtues. “Humbja e vendit të punës është diçka që mund t’i ndodhë kujtdo dhe nuk do të thotë se personi është një partner i keq,” shprehet Lehmiller.
Sondazhi tregon gjithashtu se gratë janë më të prirura ta konsiderojnë papunësinë si problem, krahasuar me burrat, një prirje që ekspertët e lidhin me nevojën për më shumë siguri financiare dhe stabilitet në marrëdhënie.
Në fund, specialistët theksojnë se empatia dhe kuptimi janë po aq të rëndësishme sa stabiliteti ekonomik, sidomos në një periudhë kur pasiguria financiare prek një numër të madh njerëzish.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto