Shumë liderë e ndjejnë herët se diçka nuk shkon, por e pranojnë vonë, ka ardhur momenti të “pushosh” një klient.
Kur një bashkëpunim bëhet ngarkesë, të ha kohë, energji dhe të ul motivimin, atëherë dëmi është më i madh se përfitimi.
Studimet tregojnë se klientët e gabuar të konsumojnë burime, shkatërrojnë ritmin dhe dëmtojnë biznesin. Mbi 57% e profesionistëve kanë shkëputur bashkëpunimin për shkak të pritshmërive të pakontrolluara ose sjelljes toksike.
Shenjat kryesore që është koha “të ndaheni”:
– Pritshmëritë nuk përputhen dhe konfliktet bëhen të përditshme.
– Ti apo ekipi ndjeni lodhje vetëm kur shfaqet emri i klientit.
– Çdo punë me ta kërkon më shumë korrigjim sesa krijim.
– I gjithë ekipi është i frustruar dhe nuk do të merret më me ta.
Ekspertët thonë se fundi i vitit është momenti ideal për këtë hap, një “pastrim strategjik” që sjell qartësi, kapacitet dhe qetësi para vitit të ri.
Si ta bësh profesionalisht?
– Thuaje qartë: bashkëpunimi nuk përputhet më me strukturën dhe drejtimin tënd.
– Bazoje në fakte, jo emocione.
– Jep një plan të qartë kalimi dhe mbaj komunikim të qetë, të shkurtër dhe neutral.
Siç thotë një eksperte: “Kur emri i klientit të shkakton ankth, energjia nuk gënjen. Është koha të largohesh.”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto