Në një botë gjithnjë më digjitale, suksesi i një biznesi matet nga lumturia e klientëve, njohja e markës dhe ndikimi që krijoni në treg. Kategoria “Sipërmarrësi/ja e Vitit” nderon sipërmarrësin ose sipërmarrësen që këtë vit ka kthyer sfidat në mundësi, ka krijuar vlerë të qëndrueshme dhe ka treguar se sipërmarrja është motori i ekonomisë sonë. Nominoni atë lider/e që frymëzon me vizionin dhe rezultatet e tij/saj!
Votoni të preferuarin tuaj deri në 23 dhjetor, kur do shpallen edhe fituesit

Ceo- Logical Albania/ String – Odoo Silver Partner. Ai njihet për rolin e tij si menaxher dhe për kontributin në projekte digjitale për biznese dhe institucione. Gjiknuri është vlerësuar në industrinë e IT-së për ekspertizën dhe qasjen inovative në zgjidhjet teknologjike.

Ervin Kalemi është themeluesi dhe CEO i Publer, një platformë për menaxhimin dhe skedulimin e postimeve në rrjete sociale. Nën drejtimin e tij, Publer ka arritur të tërheqë mijëra përdorues ndërkombëtarë, duke u bërë një prej mjeteve më efikase për menaxhimin profesional të mediave sociale.
Votoni të preferuarin tuaj deri në 23 dhjetor, kur do shpallen edhe fituesit

Lulzim Baumann është një inxhinier mjedisi, aktivist për ekonominë qarkulluese dhe menaxhimin e mbetjeve në Shqipëri. Baumann është themelues i RecycAl, një iniciativë për riciklimin dhe zhvillimin e ekonomisë qarkulluese dhe iniciatori i parë në Shqipëri i Circular Economy Park, një hapësirë e dedikuar për riciklim, edukim ambiental dhe ringjallje të ekonomisë së qarkullimit.
Igli Gjelishti është një profesionist me mbi 24 vite përvojë në zhvillim dhe inxhinieri softuerike, i njohur si një nga figurat më me ndikim në industrinë shqiptare të teknologjisë. Ai është themeluesi dhe menaxheri i përgjithshëm i dev.al, një prej shtëpive më të mëdha të zhvillimit të softuerit në vend, e cila numëron 90+ punonjës dhe u shërben 25 mijë+ klientëve vendas dhe ndërkombëtarë. Përveç udhëheqjes së dev.al, Igli është gjithashtu investitor në një startup fintech dhe aksioner në disa kompani të tjera, duke kontribuar aktivisht në rritjen e ekosistemit të inovacionit dhe sipërmarrjes në Shqipëri.
Lexo edhe:Hapen votimet për “Business Leaders 2025″ – Votoni të preferuarit tuaj!

Ardeta Koçi është një sipërmarrëse shqiptare e njohur në fushën e gastronomisë dhe zhvillimit të komunitetit. Ajo ka themeluar FoodLovers Albania, një nismë që synon të promovojë ushqimin cilësor, kulturën e mikëpritjes dhe edukimin kulinar. Përmes projekteve të saj, Koçi punon për të rritur standardet në industrinë e ushqimit dhe për të krijuar hapësira ku njerëzit lidhen përmes eksperiencave kulinare. Ajo njihet për qasjen kreative dhe rolin e saj në zhvillimin e komuniteteve sociale rreth ushqimit.
Votoni të preferuarin tuaj deri në 23 dhjetor, kur do shpallen edhe fituesit

Linda Shomo është themeluese dhe CEO e EasyPay, një platformë elektronike pagesash në Shqipëri. Linda ka një eksperiencë të provuar në drejtim dhe mbi 23 vite eksperiencë në teknologji dhe informacion, 17 prej të cilave në sektorin financiar. Përpara se të themelonte EasyPay, Linda ka mbajtur role menaxhimi IT në institucione të ndryshme globale si American Bank of Albania, Western Union, First Data International etj. Ajo është një prej grave të pakta themeluese dhe drejtuese në sektorin FinTech në Ballkan.

Joana Dhiamandi është një arkitekte, artiste dhe pedagoge shqiptare. Ajo ka përfunduar studimet e doktoraturës në arkitekturë dhe punon si lektore në fushën e dizajnit dhe planifikimit hapësinor. Përveç arkitekturës, ajo krijon instalacione dhe objekte arti në xham përmes studios së saj, duke u bërë një nga emrat më të njohur në këtë disiplinë artistike. Joana është angazhuar gjithashtu në projekte kulturore dhe iniciativa që synojnë fuqizimin e grave në dizajn dhe arkitekturë.
Votoni të preferuarin tuaj deri në 23 dhjetor, kur do shpallen edhe fituesit

Sara Karaj është një influencere dhe sipërmarrëse shqiptare që është bërë e njohur falë aktivitetit të saj në rrjetet sociale dhe krijimit të markës së saj të kozmetikës SKosmetics. Ajo ka qenë ndër të parat që e ka kthyer të qenit influencuese në një biznes të mirëstrukturuar, duke u regjistruar zyrtarisht si sipërmarrëse dhe duke ndërtuar një komunitet të madh ndjekësish.

Rafaela Rica është një sipërmarrëse shqiptare e njohur në fushën e marketingut dhe komunikimit. Ajo është themeluese dhe drejtuesja e Iceberg Communication, një prej agjencive më të mëdha dhe më të konsoliduara të reklamimit dhe PR-it në Shqipëri. Me mbi dy dekada eksperiencë, Rafaela është shndërruar në një figurë frymëzuese për gratë dhe të rinjtë që duan të ndërtojnë karrierë në sipërmarrje. Ajo njihet për profesionalizëm, kreativitet dhe angazhimin e saj në fuqizimin e talenteve të reja.
Votoni të preferuarin tuaj deri në 23 dhjetor, kur do shpallen edhe fituesit
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.