Tirana pasurohet, Shqipëria zbrazet! Hendeku ekonomik arrin nivele alarmante - Business Magazine Albania

Tirana pasurohet, Shqipëria zbrazet! Hendeku ekonomik arrin nivele alarmante

Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë, sipas fuqisë blerëse

Përqendrimi i aktivitetit ekonomik dhe i popullsisë në Tiranë po thellon pabarazinë ekonomike ndërmjet 11 qarqeve të tjera dhe kryeqytetit. Të dhënat mbi ekonominë e Rajoneve të publikuara së fundmi nga INSTAT që i referohen vitit 2023, tregojnë se, gjysma e qarqeve rreth 5 prej tyre e kishin PBB-në për frymë më pak se gjysma e kryeqytetit. Qarku me të ardhurat më të ulëta është Kukësi, me vetëm 40.2% të Tiranës, çka vë në dukje pabarazitë e mëdha territoriale në vend. Pas tij vijnë Dibra dhe Berati, me rreth 43–44% të nivelit të Tiranës, ndërsa Elbasani dhe Korça shfaqin një situatë pak më të mirë, por sërish nën 50% te të ardhurave për frymë të Tiranës.

Lezha dhe Shkodra gjithashtu kanë të ardhura për frymë që variojnë nga 50.7% deri në 56.4% të Tiranës, Gjirokastra ngjitet në 62.5%, duke hyrë në grupin e qarqeve me të ardhura më afër mesatares kombëtare.

Në vijim, Vlora, Fieri dhe Durrësi paraqiten si qarqet më të zhvilluara jashtë Tiranës, me nivel të të ardhurave që shkon nga 71% në mbi 79% të vlerës së kryeqytetit, për shkak të peshës së lartë të sektorëve të turizmit, industrisë dhe transportit në këto rajone.

Në vitin 2023, në rajonin e Veriut, ku bëjnë pjesë qarqet e Shkodrës, Durrësi, Lezhës, Kukësit dhe Dibrës PBB për frymë është 819 mijë Lekë ose 16,80 % nën mesataren e vendit.

Në rajonin Qendër, ku bëjnë pjesë Tirana dhe Elbasani, PBB për frymë rezultoi 1,9 milionë lekë në 2023 ose 21,8 % mbi mesataren e vendit.

Lexo edhe: Tirana Economic Forum: Investimet, eksportet dhe energjia e gjelbër në qendër të zhvillimit ekonomik

Në rajonin e Jugut të vendit, ku përfshihen qarku i Beratit, Vlorës, Fierit, Gjirokastrës dhe Korçës PBB për frymë ishte 845 mijë lekë në 2023 ose 14,12 % nën mesataren e vendit.

Niveli më i lartë i PBB-së për frymë në vitin 2023, u regjistrua në Qarkun Tiranë, me 1.3 milionë lekë, duke u vlerësuar 38,9 % mbi mesataren e vendit. Pas tij renditet Qarku Durrës me PBB për frymë 1.086 mijë Lekë, duke u vlerësuar 10,31 % mbi mesataren e vendit dhe Qarku Fier me 1.042 mijë Lekë, 5,82 % mbi mesataren e vendit.

Niveli më i ulët i PBB-së për frymë u vlerësua në Qarkun Kukës me rreth 549 mijë Lekë dhe PBB për frymë, e ndjekur nga qarku Dibër me rreth 595 mijë Lekë dhe PBB për frymë e këtij qarku dhe qarku Berat me 599 mije Lekë.

Në vitet në vijim hendeku i ekonomik me rajonet e tjera pritet të thellohet më tej, për shkak se PBB-ja e kryeqytetit po rritet me ritme më të shpejta.

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0