Në punë, të qenit personi që gjithmonë thotë “po” duket si cilësia më e mirë e mundshme, por në të vërtetë mund të kthehet në kurthin më të madh profesional. Fillon si dëshirë për të ndihmuar dhe për të fituar besim, por përfundon me ngarkesë të pabarabartë, lodhje ekstreme dhe një reputacion që të ngec në rolin e “ndihmësit”, jo të liderit.
Shpesh, “po”-ja e vazhdueshme nuk vjen nga angazhimi, por nga frika, frika për të mos zhgënjyer të tjerët, për të mos humbur mundësi, apo për të mos u dukur më pak i përkushtuar. Ndërkohë, puna grumbullohet gjithmonë te e njëjtit njerëz, ata që janë më të besueshmit, derisa performanca bie, kreativiteti venitet dhe shfaqet burnout.
Ironikisht, duke thënë gjithmonë po, humbet respekt. Kolegët të shohin si njeriun që ekzekuton, jo si atë që udhëheq. Psikologët e quajnë këtë “kurthi i kompetencës”: je aq i mirë në ndihmë, sa të tjerët nuk të konsiderojnë për role më të larta.
Por fuqia e vërtetë profesionale qëndron te “jo”-ja strategjike. Vendosja e kufijve të qartë të jep kontroll mbi kohën dhe prioritetet e tua, dhe bën që kolegët të respektojnë më shumë gjykimin tënd. Një “po” e zgjedhur me kujdes vlen shumë më tepër se dhjetë “po”-ra të pavend.
Sekreti? Thuaje “jo” me finesë, shpjego prioritetet, ofro alternativa, ose shtyje kërkesën pa thyer raportet. Transparenca dhe komunikimi i qartë të kthejnë nga “njeriu që bën gjithçka” në “profesionistin që di të udhëheqë”.
Në fund, karriera nuk shpërblen ata që lodhen më shumë, por ata që vendosin më mençur.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.