Klubi i librit "Bytes & Books" diskutim për "Brezi i Ankthit" - Business Magazine Albania

Klubi i librit “Bytes & Books” diskutim për “Brezi i Ankthit”

Dje u zhvillua takimi i radhës i klubit të librit Bytes & Books, ku në qendër të diskutimit ishte libri “Brezi i Ankthit”.

Pjesëmarrësit analizuan me interes mënyrën se si teknologjia, smartphone-ët dhe rrjetet sociale po ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë tek të rinjtë, duke sjellë rritje të ndjeshme të ankthit, izolimit, vetmisë dhe krahasimit të vazhdueshëm social. U theksua se brezi i sotëm rritet në një mjedis shumë më kompleks emocional, ku presioni për t’u përshtatur dhe për të qenë “i pranishëm online” shpesh ndikon në vetëvlerësim dhe mirëqenie. Diskutimi solli perspektiva të ndryshme mbi rolin e prindërve dhe mësuesve, duke nënvizuar rëndësinë e vendosjes së kufijve të shëndetshëm digjitalë dhe të edukimit për përdorim të ndërgjegjshëm të teknologjisë.

Libri u vlerësua si një thirrje e nevojshme për reflektim mbi efektet afatgjata të epokës digjitale në zhvillimin emocional të brezit të ri, ndërsa takimi krijoi një hapësirë të vlefshme dialogu, ku pjesëmarrësit ndanë përvoja personale, vëzhgime dhe ide për mënyrat se si shoqëria mund të mbështesë më mirë të rinjtë në navigimin e këtij realiteti të ri.

Shihemi në takimin e rradhës!

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Kurrë mos iu ndaj parimeve të tua të nderit dhe qëllimit të mirë.”
— Winston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0