Pas takimit të fundit ku diskutuam librin “Teknofeudalizmi – Çfarë e vrau kapitalizmin?”, këtë herë do të flasim për një tjetër libër po aq interesant! “Brezi i ankthit” i Jonathan Haidt është një paralajmërim i fuqishëm për ndikimin e telefonave dhe rrjeteve sociale tek fëmijët dhe të rinjtë.
Autori tregon se pas vitit 2013, depresioni dhe ankthi u rritën ndjeshëm, sidomos te vajzat, për shkak të presionit dhe krahasimit social online. Haidt argumenton se fëmijëria është zhvendosur nga loja reale në një “kurth dixhital”, ndërsa prindërit shpesh i mbrojnë tepër në botën reale dhe shumë pak në atë virtuale.
Kjo sjell pasoja serioze si rritja e vetëdëmimit, pagjumësisë, ulja e vetëvlerësimit dhe izolimi social. Libri propozon zgjidhje konkrete si kufizimi i moshës për rrjetet sociale, krijimi i zonave pa telefona në shkolla dhe rikthimi i lojës së lirë.
Në thelb, është një thirrje për prindërit dhe shoqërinë që të rimendojnë marrëdhënien e brezit të ri me teknologjinë.
Rezervo vendin tënd këtu
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto