Formula e liderëve të rrallë, çfarë duhet për të udhëhequr? - Business Magazine Albania

Formula e liderëve të rrallë, çfarë duhet për të udhëhequr?

Si ndërtohet një lider i madh? Me trofe? Me rezultate? Apo me bindjen se udhëheqja nis shumë përpara se të kesh një titull?

Dr. Adam Bandelli, psikolog organizativ dhe këshilltar i CEO-ve më të mëdhenj në SHBA, ka një përgjigje të qartë: udhëheqja është mentalitet, jo pozicion.

Bandelli, themelues i Bandelli & Associates dhe autor i librave Relational Intelligence dhe What Every Leader Needs, e ka kaluar jetën duke studiuar se çfarë e bën dikë një lider të jashtëzakonshëm. Dhe rrugëtimi i tij filloi aty ku lindin shumë liderë të paqëllimshëm—në fushën e sportit.

I rritur mes magjisë së Bird, Magic dhe Jordan, ai u fiksua që fëmijë me pyetjen: Çfarë i bën të mëdhenjtë… të mëdhenj? Kur e kuptoi se nuk do të ishte ylli i radhës i NBA, ai e zhvendosi ambicien nga sporti në psikologjinë e biznesit. Sot ai drejton një firmë që ndërton liderë për kompani globale.

Nga inteligjenca emocionale te inteligjenca relacionale

Sipas Bandelli, liderët e mëdhenj nuk kërkojnë ndjekës, ata krijojnë marrëdhënie. Dhe për këtë nuk mjafton vetëm inteligjenca emocionale.
Ai e quan aftësinë më të rëndësishme të shekullit: inteligjenca relacionale, pesë aftësi që çdo themelues duhet t’i zotërojë:

  • Raporti i parë, lidhja fillestare, gjuha e trupit, energjia.

  • Të kuptosh të tjerët, të dëgjosh për të kuptuar, jo për t’u përgjigjur.

  • Të përqafosh dallimet, ndërtimi i një mjedisi ku diversiteti nuk tolerohet, por festohet.

  • Ndikimi, jo manipulim, por rritje.

  • Besimi, elementi pa të cilin nuk ecën asnjë ekip.

Pesë K-të që vendosin fatin e çdo ekipi

Për Bandelli, besimi nuk fitohet me kërkesë, por me veprim. Ai përmblidhet në Five Cs:

  • Kompetencë

  • Përkushtim

  • Konsistencë

  • Karakter

  • Kurajo

Kur një lider i mishëron të pesta, ekipi ndjek pa kërkuar shpjegime. Kur nuk i ka… biznesi e ndjen menjëherë.

Bazamenti i kësaj filozofie? Autenticiteti dhe qëllimi. Dy elementët që dallojnë liderët që frymëzojnë nga ata që thjesht drejtojnë.

Dhe sot, thotë Bandelli, janë të paktë ata që e kuptojnë këtë. Por ata që e bëjnë, janë pikërisht ata që po mbajnë talentet më të mira.

Foundr

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0