Gjermania ngadalësohet, Franca stabilizohet, panorama e re ekonomike e eurozonës - Business Magazine Albania

Gjermania ngadalësohet, Franca stabilizohet, panorama e re ekonomike e eurozonës

Sondazhi: Stafi thotë se Banka Qendrore Europiane vlerëson njerëzit e gabuar

Pavarësisht pasigurive globale dhe ngadalësimit të industrisë, ekonomia e eurozonës shënoi rritje të qëndrueshme në nëntor, e mbështetur kryesisht nga sektori i shërbimeve. Të dhënat paraprake të PMI-së nga S&P Global tregojnë se ritmi i rritjes mbetet më i forti në mbi dy vjet, edhe pse bizneset po përballen me rritje të ndjeshme të kostove dhe me një kërkesë të jashtme ende të dobët.

Shërbimet vijojnë të jenë motori kryesor, me aktivitetin që u ngjit në nivelin më të lartë që prej majit 2024, ndërsa manifaktura rrëshqiti nën pragun e rritjes, duke sinjalizuar se sfidat e sektorit industrial nuk janë zhdukur.

Por paraqitja e sektorëve është vetëm një pjesë e panoramës. Ajo që po shqetëson më tepër bizneset  dhe Bankën Qendrore Evropiane është rikthimi i presioneve mbi kostot, të cilat po risin shpenzimet e prodhimit si pasojë e tarifave më të larta dhe rritjes së çmimeve të energjisë. Ndërkohë, kompanitë po e kanë gjithnjë e më të vështirë t’i transferojnë këto kosto te konsumatorët, duke ngushtuar ndjeshëm marzhet e fitimit.

Shërbimet rriten, industria dobësohet

Indeksi përbërës i eurozonës zbriti lehtë në 52.4, nga 52.5 një muaj më parë, një lexim që tregon se rritja po vazhdon, por jo pa pengesa.

Shërbimet: 53.1 – rritje e fortë dhe mbi pritshmëritë

Manifaktura: 49.7 – niveli më i dobët në pesë muaj, nën pragun e zgjerimit

Por një tjetër tregues i rëndësishëm vijon të jetë në rënie: porositë e reja, të cilat u dobësuan për të dytin muaj radhazi, të goditura nga kërkesa e dobët ndërkombëtare.

Kostot rriten, çmimet zbresin: një formulë e rrezikshme për kompanitë

Kostot e inputeve u rritën me ritmin më të shpejtë që nga marsi, sidomos për kompanitë e shërbimeve. Në industri, çmimet e lëndëve të para u rritën në nivelin më të lartë të tetë muajve të fundit.

Megjithatë:

çmimet e shitjes mbetën thuajse të pandryshuara,

-marzhet u ngushtuan,

-inflacioni i prodhimit ra në nivelin më të ulët në mbi një vit.

Sipas Dr. Cyrus de la Rubia të Hamburg Commercial Bank, kjo mospërputhje mes kostove dhe çmimeve tregon presion në rritje mbi fitimet, edhe pse moderimi i çmimeve të shitjes mund ta qetësojë disi BCE-në.

Gjermania ngadalësohet, Franca stabilizohet

Dy ekonomitë më të mëdha të bllokut po ecin në kahe të kundërta:

Gjermania: Rënie e ritmit të rritjes; PMI përfshirës ra në 52.1 nga 53.9. Të dy sektorët, shërbime dhe industri, humbën momentumin.

Franca: Stabilizim pas muajsh tkurrjeje; PMI u rrit në 49.9, me shërbimet që kaluan për herë të parë këtë vit në progresion rritës.

Pjesa tjetër e eurozonës shfaqi performancën më të mirë që prej prillit 2023, duke sinjalizuar një shpërndarje më të gjerë të rimëkëmbjes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0