Thinjat nuk janë vetëm shenjë e plakjes, por edhe një mënyrë se si trupi ynë mbron veten nga kanceri. Sipas një studimi nga Universiteti i Tokios, shkencëtarët kanë zbuluar se flokët dhe qimet e bardha janë rezultat i një mekanizmi mbrojtës që aktivizohet për të parandaluar melanomën, një nga format më të rrezikshme të kancerit të lëkurës.
Në fakt, kur qelizat staminale që prodhojnë melaninën (pigmentin që iu jep ngjyrë flokëve dhe lëkurës) dëmtohen nga stresi ose faktorë të jashtëm, ato përballen me dy rrugë: ose plaken dhe flokët zbardhen, ose pësojnë mutacione që mund të çojnë në zhvillimin e tumorit. Ky zbulim vjen nga biologja japoneze Emi Nishimura dhe ekipi i saj në Universitetin e Tokios, të cilët e kishin identifikuar këtë mekanizëm disa vite më parë. Tani ata e kanë konfirmuar dhe thelluar studimin, duke treguar se disa substanca kancerogjene, si rrezet UVB të diellit, mund të “kalojnë” këtë mbrojtje natyrale.
Lexo edhe: A po qeveris Donald Trump si një mbret?
Sipas tyre, kuptimi më i thellë i këtij procesi mund të hapë rrugën për trajtime të reja kundër kancerit të lëkurës. Në pak fjalë: thinjat nuk janë vetëm shenjë kohe, por edhe një sinjal i mençurisë biologjike të trupit tonë për të mbijetuar.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto