Në vend të mjekut, tek berberi, revolucioni britanik që po shpë... - Business Magazine Albania

Në vend të mjekut, tek berberi, revolucioni britanik që po shpëton burrat

Në Britani, një model i ri i kujdesit shëndetësor po fiton terren, ai që nuk ndodh në spitale apo klinika, por në barbershops dhe fusha futbolli.
Arsyeja? Burrat janë ende më pak të prirur të kërkojnë ndihmë mjekësore sesa gratë, dhe kjo ka pasoja të rënda, ata jetojnë më shkurt dhe përballen më shpesh me sëmundje si presioni i lartë i gjakut, kanceri i prostatës dhe vetëvrasjet.

Për të ndryshuar këtë realitet, iniciativa të reja po u afrohen burrave aty ku ata ndihen më rehat, në klubet e futbollit dhe berberët lokalë.
Në stadiumin e Brighton & Hove Albion, një vullnetar i organizatës Samaritans u dha një mesazh mijëra tifozëve: “Është në rregull të flasësh për vetëvrasjen.”
Në të njëjtën kohë, 11 klube të Premier League kanë nisur programin “Together Against Suicide”, që ofron ndihmë dhe dëgjues të trajnuar gjatë ndeshjeve.

Por jo vetëm futbolli po bën diferencën. Në berberet e Londrës Jugore, klientët po marrin diçka më shumë se një prerje flokësh, kontrollin e tensionit të gjakut.
Berberë si Julian Appiah-Koduah janë trajnuar për të matur presionin arterial të klientëve, falë një nisme të Universitetit South Bank dhe organizatës Croydon BME Forum.

“Ne nuk mund të presim që njerëzit të vijnë tek ne në NHS. Duhet të shkojmë ne tek ata,” – thotë profesoresha dhe infermierja Nicola Thomas, e cila udhëhoqi projektin.

Në Barnsley, një qytet ish-minatorësh, berberi Tony Batty po bën të njëjtën gjë, pasi për pak humbi jetën nga presioni i lartë i gjakut. Sot ai mat tensionin e klientëve për t’u siguruar që askush tjetër të mos kalojë atë që ai përjetoi.

Siç thotë një nga organizatorët:

“I beson një njeriu që të vendos briskun nën qafë. Pse të mos i besosh edhe për një matje tensioni?”

Në thelb, kjo qasje e re po tregon se ndonjëherë shëndeti i burrave nuk kërkon më shumë spitale, por më shumë besim, komunitet dhe komunikim.

PN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0