Jensen Huang: Në të ardhmen do të punojmë krah për krah me ‘njerëz digjitalë’ - Business Magazine Albania

Jensen Huang: Në të ardhmen do të punojmë krah për krah me ‘njerëz digjitalë’

CEO-ja i Nvidia-s, Jensen Huang, ka parashikuar një ndryshim të madh në fuqinë punëtore të botës korporative. Sipas tij, në të ardhmen inteligjenca artificiale (AI) do të punojë krah për krah me njerëzit, duke kaluar madje edhe nëpër procese zyrtare punësimi dhe trajnimi për t’u përshtatur me kulturën e kompanisë. Huang vlerëson se tregu potencial për këtë fuqi të re punëtore “agjentike” të AI-t mund të arrijë në vlera prej trilionë dollarësh.

Në një intervistë me Citadel Securities, Huang tha se e sheh të ardhmen e punës të përbërë nga infermierë, kontabilistë, juristë dhe marketierë digjitalë. “Nuk do të habitesha nëse disa do t’i licencojmë dhe disa do t’i punësojmë, në varësi të cilësisë dhe ekspertizës së thellë që kanë. Forca punëtore e së ardhmes do të jetë një kombinim i njerëzve dhe ‘njerëzve digjitalë’,” – theksoi ai.

Sipas Huang, integrimi i këtyre “punonjësve digjitalë” kërkon që ata të njohin dhe përvetësojnë kulturën, filozofinë dhe praktikat e kompanisë, njësoj si punonjësit njerëzorë. “I kam thënë CIO-s tonë se departamenti i IT-së do të jetë departamenti i Burimeve Njerëzore për agjentët e AI-t në të ardhmen,” – u shpreh ai. “Këta punonjës digjitalë do të punojnë bashkë me punonjësit tanë biologjikë, dhe kjo do të jetë forma e kompanisë sonë në të ardhmen.”

Lexo edhe: Meta vs OpenAI: Kush do ta sundojë epokën e AI-së?

Huang përmendi platforma si OpenAI, Harvey, OpenEvidence, Cursor, Replit dhe Lovable si burime të mundshme për këta agjentë AI, ndërsa të tjerë mund të zhvillohen brenda vetë kompanive. Ai zbuloi se Nvidia tashmë punëson më shumë agjentë të sigurisë kibernetike me bazë AI sesa staf njerëzor për të mbrojtur të dhënat dhe pronësinë intelektuale. CEO-ja i Salesforce, Marc Benioff, gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos deklaroi se brezi aktual i drejtuesve do të jetë i fundit që udhëheq forca pune tërësisht njerëzore. “Nga ky moment e tutje… do të menaxhojmë jo vetëm punonjës njerëzorë, por edhe punonjës digjitalë,” – tha Benioff.

Ndërkohë, CEO-ja i Anthropic, Dario Amodei, parashikon që deri në vitet 2026-2027, sistemet e AI-t do të jenë “më të afta se pothuajse të gjithë njerëzit në pothuajse çdo fushë.” Ky vizion i përbashkët nga drejtuesit më të mëdhenj të teknologjisë përshkruan një epokë të re të bashkëjetesës midis njeriut dhe inteligjencës artificiale, ku HR, menaxhimi, dhe vetë mënyra si e konceptojmë punën po transformohen rrënjësisht.

toi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0