Shpallen fituesit e fazës së parë të Maratonës Kombëtare për Sigurinë Kibernetike - Business Magazine Albania

Shpallen fituesit e fazës së parë të Maratonës Kombëtare për Sigurinë Kibernetike

Në ambientet e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u zhvillua ceremonia e ndarjes së çertifikatave për fituesit e fazës së parë të Maratonës Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, një nismë që synon të nxisë pjesëmarrjen e gjerë dhe të përfshijë talentet e reja në zhvillimin e aftësive praktike në fushën e sigurisë kibernetike.

Në fjalën e tij përshëndetëse, drejtori i AKSK, z. Igli Tafa, vlerësoi përkushtimin dhe performancën e pjesëmarrësve, duke theksuar se përmes kësaj maratone po ndërtohet një kulturë bashkëpunimi, zhvillimi profesional dhe motivimi për gjeneratat e ardhshme të ekspertëve kibernetikë. Në përfundim të fazës së parë, u shpallën fituesit në dy kategori: universitetet dhe studentët, të cilët u dalluan për rezultatet e tyre në platformën SimSpace.

Lexo edhe: Ballkani Perëndimor bashkohet në Tiranë për dialogun rajonal mbi sigurinë kibernetike

Renditja për universitetet:

  1. Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, Universiteti i Tiranës
  2. Universiteti New York Tirana
  3. Akademia e Forcave të Armatosura

Renditja për studentët:

  1. Orgito Leka
  2. Earta Joca
  3. Sidrit Dervishi

Rezultatet e kësaj faze pasqyrojnë përkushtimin e të rinjve për të avancuar në fushën e sigurisë kibernetike dhe rolin që universitetet po marrin në përgatitjen e kapaciteteve të reja profesionale, në përputhje me vizionin e AKSK për zhvillimin e qëndrueshëm të ekosistemit digjital të vendit.

aksk

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0