Në arenën globale të financave digjitale, stablecoins dhe koncepti i euros digjitale janë dy nga temat më diskutuara, secila me potencialin dhe sfidat e veta. Stablecoins janë monedha kripto që lidhen me vlerën e një monedhe reale(si dollari apo euro), qëllimi i tyre është të ruajnë stabilitet çmimi dhe të ofrojnë një alternativë për pagesat dhe transfertat me më pak luhatshmëri sesa bitcoin apo kriptovaluta të tjera. Sipas raportimeve të mediave amerikane, kapitalizimi i stablecoins aktualisht tejkalon 250 miliardë dollarë, dhe afërsisht 99% e tyre janë të lidhura ngushtë me dollarin amerikan.
Koncepti i euros digjitale është në zhvillim; nuk është ende një realitet i shpërndarë masivisht, por është pjesë integrale e debatit brenda Bashkimit Evropian dhe bankave qendrore. Ideja është që kjo formë digjitale e euros të funksionojë si para elektronike që mund të përdoret për pagesa të përditshme dhe ndërkufitare, duke ruajtur besueshmërinë dhe stabilitetin që ofron monedha euro.
Po si qendron Shqipëria në raport me këto zhvillime ndërkombëtare? Eksperti i kriptos Dorian Kane e sheh tregun vendas si të papërgatitur për momentin, por jo pa mundësi për t’u rritur. “Tregu shqiptar është ende i papërgatitur për stablecoins dhe kriptomonedha. Ne jemi akoma në një ekonomi ku cash-i mbizotëron, dhe diskutimet mbi metoda alternative pagesash janë shumë pas hapave që ka bërë bota.” Ai shton se sistemi bankar nuk ka investuar mjaftueshëm në infrastrukturë digjitale, dhe përdorimi i kartave apo i “smartphone wallets” është ende i kufizuar.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto