Takimi ministror për Agjendën e Gjelbër në Ballkanin Perëndimor mbahet sot në Dubrovnik - Business Magazine Albania

Takimi ministror për Agjendën e Gjelbër në Ballkanin Perëndimor mbahet sot në Dubrovnik

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC), në bashkëpunim me Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë (BMZ), me mbështetjen e Komisionit Evropian dhe nën Kryesimin e Mbretërisë së Bashkuar të Procesit të Berlinit 2025, po organizon Takimin e Dytë Ministror mbi Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor (GAWB), sot, 14 tetor 2025 në Dubrovnik.

Takimi do të mbledhë ministrat e mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm nga Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, së bashku me përfaqësues të Komisionit Evropian, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Kroacisë dhe partnerëve rajonalë e ndërkombëtarë, për të diskutuar hapat e ardhshëm në zbatimin e Agjendës së Gjelbërt– një kornizë e përbashkët që përafron rajonin me Marrëveshjen e Gjelbërt Evropiane dhe hap rrugën drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe klimaterike neutrale.

Fjalët hyrëse do të mbahen nga Amer Kapetanović, Sekretar i Përgjithshëm i RCC-së; Jan Dusik, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm në DG CLIMA të Komisionit Evropian; Johann Saathoff, Sekretar Shtetëror Parlamentar në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë; Javed Patel, Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kroaci; dhe Marija Vučković, Ministre e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Tranzicionit të Gjelbërt të Kroacisë.

Lexo edhe: Ursula von der Leyen në Tiranë: “Nëse zgjidhni Ballkanin Perëndimor, zgjidhni Europën”

Pas panelit ministror mbi përparimin e Agjendës së Gjelbërt, pritet që ministrat e Gjashtëses së Ballkanit Perëndimor të miratojnë Deklaratën e Dubrovnikut, pjesë përbërëse e së cilës janë katër dokumente rajonale kryesore:

  • Plani i Veprimit i Rishikuar i Agjendës së Gjelbërt 2025–2030;
  • Plani i Përshtatjes Klimatike për BP6;
  • Plani Rajonal i Veprimit për Parandalimin e Ndotjes nga Plastika, duke përfshirë Mbetjet Detare; dhe
  • Korniza e Planit Strategjik të Biodiversitetit të BP6 deri në vitin 2030.

Me miratimin e këtyre dokumenteve, rajoni kalon nga planifikimi në zbatim, me objektiva ambicioze dhe të matshme në tranzicionin energjetik, qëndrueshmërinë klimatike, ekonominë qarkulluese, luftën ndaj ndotjes dhe mbrojtjen e natyrës.

***

Takimi zhvillohet në kuadër të Procesit të Berlinit 2025 dhe shërben si forumi kryesor vjetor i rajonit për të rishikuar progresin dhe përcaktuar hapat e ardhshëm në zbatimin e Agjendës së Gjelbërt për Ballkanin Perëndimor (GAWB). Pjesëmarrësit do të diskutojnë masa konkrete për forcimin e qëndrueshmërisë klimatike, uljen e ndotjes nga plastika, ruajtjen e biodiversitetit dhe përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër në përputhje me standardet europiane.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0