Ursula von der Leyen në Tiranë: “Nëse zgjidhni Ballkanin Perëndimor, zgjidhni Europën” - Business Magazine Albania

Ursula von der Leyen në Tiranë: “Nëse zgjidhni Ballkanin Perëndimor, zgjidhni Europën”

Në Pallatin e Kongreseve në prezencën e krerëve të shtetit, trupit diplomatik, dhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, u rikthye sot në Tiranë për të dhënë një mesazh të qartë: ‘’Ballkani Perëndimor është tashmë një investim i sigurt për të ardhmen e Europës’’

Në fjalën e saj, Von der Leyen theksoi se forumi i sotëm solli 10 marrëveshje të reja biznesi dhe 24 mundësi të reja investimi që do të disktuohen gjatë dy ditëve të forumit, me një potencial që mund të arrijë deri në 4 miliardë euro. Ajo gjithashtu foli edhe për hyrjen e Shqipërisë në SEPA dhe rëndësinë e këtij procesi.

“Nëse zgjidhni Ballkanin Perëndimor, zgjidhni Europën,”- deklaroi ajo, duke shtuar se rajoni po bëhet pjesë e një tregu të përbashkët që tashmë po ndjen përfitimet e integrimit, edhe pa qenë ende pjesë formale e BE-së.

Në fokus të fjalës së saj ishte edhe transformimi teknologjik: “Nga dhjetë superkompjuterët më të fuqishëm të Europës, katër janë tashmë në rajon. Kjo do t’u mundësojë kompanive të aksesojnë infrastrukturën e inteligjencës artificiale dhe të zhvillojnë zgjidhje të reja që forcojnë ekonominë lokale.” Konkretisht një nga kompanit që nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me BE ishte me Titan me një investim prej 53 milion euro për ‘’Waste-to-Fuel and Waste-to-Heat Recovery’’

 

Ajo përmendi gjithashtu projektet industriale që po nisin në rajon, nga bateritë për makina elektrike dhe farmaceutikët aktivë, deri te riciklimi i tekstileve  duke i cilësuar si sektorë që “Jo vetëm krijojnë vende pune, por ndihmojnë Europën të mos varet nga një furnizues i vetëm global.” Në përmbyllje, Von der Leyen i drejtoi një thirrje drejtpërdrejt CEO-ve dhe sipërmarrësve të rajonit: “Na tregoni çfarë ju nevojitet, ku e shihni potencialin për rritje. Aty ku takohen prioritetet tuaja me tonat, aty lind zhvillimi i përbashkët.”

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0