OTP Bank Albania drejt fuqizimit të lidershipit në sigurinë kibernetike, me Certifikimin ISO 27001 - Business Magazine Albania

OTP Bank Albania drejt fuqizimit të lidershipit në sigurinë kibernetike, me Certifikimin ISO 27001

OTP Bank Albania ka marrë zyrtarisht certifikimin ndërkombëtar ISO/IEC 27001, standardin më të njohur global, për sistemet e menaxhimit të sigurisë së informacionit. Ky certifikim përbën një hap të rëndësishëm në transformimin digjital të bankës dhe në garantimin e mbrojtjes së të dhënave të klientëve.

Për OTP Bank Albania, ISO/IEC 27001 nuk është vetëm një arritje teknike, por një vendim strategjik për ta integruar sigurinë e informacionit në çdo hallkë të operacioneve – nga infrastruktura teknologjike, deri tek kultura organizative.

Drejtori i Departamentit të Sigurisë në OTP Bank Albania, z. Reglendi Xhango shprehet lidhur për këtë arritje:

“Ky certifikim nuk lidhet thjesht me përputhshmërinë, por me vetë lidershipin. Ai është një dëshmi konkrete që banka e konsideron sigurinë si një element kyç të transformimit digjital dhe e aplikon atë në mënyrë të unifikuar në të gjithë sistemet e saj teknologjike.

Rrugëtimi drejt certifikimit ishte një angazhim i përbashkët dhe një investim afatgjatë në cilësi. OTP Bank Albania është një nga vetëm pesë bankat në Shqipëri që ka arritur certifikimin ISO 27001, duke u pozicionuar si lider në fushën e sigurisë së informacionit. Si pjesë e Grupit OTP, ky certifikim e vendos bankën në një pozitë influencuese për inovacionin dhe përparimin në sigurinë kibernetike në rajon.”

Certifikimi ndikon drejtpërdrejt në besimin dhe përvojën e klientëve, pasi çdo shërbim, apo teknologji e re në OTP Bank Albania i nënshtrohet tashmë vlerësimeve rigoroze, sipas standardeve ISO 27001, për të garantuar mbrojtjen e vazhdueshme të të dhënave.

Lexo edhe: OTP Bank Albania financon panelet fotovoltaike; për pavarësinë e energjisë, eficiencë ekonomike dhe mbrojtjen e burimeve natyrore

Kjo arritje forcon vizionin e bankës për të udhëhequr me përgjegjësi në peizazhin digjital bankar të Shqipërisë, duke promovuar transparencë, inovacion dhe përmirësim të vazhdueshëm.

OTP Bank Albania është pjesë e Grupit OTP, një prej grupeve më të mëdha bankare në Evropën Qendrore dhe Lindore, që i shërben mbi 17 milionë klientëve në 12 vende. E udhëhequr nga inovacioni, përgjegjësia dhe qasja ndaj klientit, OTP vijon të investojë në transformimin digjital, sigurinë kibernetike dhe praktikat bankare të qëndrueshme — duke ndërtuar një të ardhme më të sigurt dhe më inteligjente për klientët e saj.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0