Europa duhet të zhvillojë urgjentisht kapacitetet e veta hapësinore, varësia nga SHBA është një rrezik i madh - Business Magazine Albania

Europa duhet të zhvillojë urgjentisht kapacitetet e veta hapësinore, varësia nga SHBA është një rrezik i madh

Një nga investitorët më të njohur në teknologji në Europë ka ngritur shqetësimin se kontinenti po bëhet tepër i varur nga kompanitë amerikane për teknologjinë hapësinore dhe duhet të ndërmarrë hapa urgjentë për të ndërtuar kapacitetet e veta. Sipas një raporti të Financial Times, Bernard Liautaud, partner i lartë në fondin e investimeve Balderton Capital, i cili ka financuar kompani si Revolut, ka deklaruar se Europa po bëhet “tepër e varur” nga SHBA, dhe veçanërisht nga SpaceX, kompania e drejtuar nga Elon Musk.

Liautaud e cilësoi këtë varësi si një “rrezik të madh” për kontinentin dhe theksoi se “duhet të bëhemi më të vetë-mjaftueshëm”, sidomos për sa i përket teknologjive të sigurisë dhe mbrojtjes. Ai tha se betejat për supremacinë ushtarake në të ardhmen do të zhvillohen gjithnjë e më shumë në hapësirë, përveç tokës, detit apo ajrit. Aktualisht, SpaceX është forca dominuese në lëshimin e satelitëve dhe ofrimin e komunikimeve nga hapësira, gjë që sipas tij lë Europën të ekspozuar dhe të pambrojtur në një sektor strategjik.

Lexo edhe: Amazon pezullon shpërndarjet me dron pas një aksidenti në Arizona

Investimet europiane në teknologji mbrojtëse po rriten ndjeshëm

Në të njëjtin raport thuhet se investimet në startup-e europiane që zhvillojnë teknologji për mbrojtje janë rritur ndjeshëm gjatë këtij viti. Rritja vjen si pasojë e shtimit të buxheteve ushtarake nga vendet anëtare të NATO-s, pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Kjo bum investimesh ka nxitur krijimin e dhjetëra kompanive të reja që punojnë në zhvillimin e teknologjive ushtarake, përfshirë drone, softuer për fushëbetejat dhe sisteme të tjera mbrojtëse. Megjithatë, Liautaud paralajmëroi se duhet të bëhet shumë më tepër për të ndërtuar kapacitete të mirëfillta europiane për lëshimin e satelitëve dhe për krijimin e sistemeve mbrojtëse të bazuara në hapësirë.

Ndërkohë, një tjetër partner i Balderton Capital, Suranga Chandratillake, theksoi se investimi në kompani të mbrojtjes kërkon një qasje të veçantë ndaj menaxhimit të riskut. Ai shtoi: “Njëzet e pesë vite më parë, kur përpiqeshe të zgjidhje këto probleme, Europa do të ishte një nga vendet e fundit ku do të kërkoje startup-e. Sot, ato janë pjesë kyçe e zgjidhjes.”

Ky ndryshim shënon një ndryshim të madh në mënyrën se si qeveritë europiane i shohin startup-et, të cilat nuk konsiderohen më si shumë të rrezikshme apo pa përvojë, por si partnerë të domosdoshëm në ndërtimin e kapaciteteve moderne të mbrojtjes.

toi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0