Billa: Jo një ndalesë, por një destinacion - Business Magazine Albania

Billa: Jo një ndalesë, por një destinacion

Midis një ndalese dhe një destinacioni ka një ndryshim të madh. Një ndalesë është një vizitë e thjeshtë, shpesh jo e planifikuar, ku mund të bësh një blerje dhe të mos kthehesh më. Ndërsa një destinacion është shumë më shumë, një destinacion të fton të rikthehesh herë pas here, në të njëjtin vend, ka një arsye që të tërheq.
Në Billa dhe showroom-et e saj, klientët rikthehen për të rimodeluar hapësirat e tyre, rikthehen me një mik për t’i prezantuar Billa-n dhe gamën e produkteve dhe zgjidhjeve të saj, rikthehen për t’u frymëzuar dhe për të marrë ide të reja. Të rikthehesh në Billa për herën e tretë, të katërt ose të dhjetë është mëse normale, por pse? Çfarë e bën Billa-n një destinacion?

Cilësi që të fton të kthehesh

Nëse do t’i jepnim përgjigje pyetjes “pse Billa është një destinacion dhe jo thjesht një ndalesë?”, atëherë kjo pyetje do të kishte dy përgjigje kyçe: së pari, cilësia e produkteve të saj në çdo kategori, dhe së dyti, po aq e rëndësishme, shërbimi ndaj klientit në Billa. Le të ndalemi fillimisht tek pika e parë.

  • Pllakat e Villa Ceramica, pjesë e Billa Holdings, të prodhuara si rezultat i traditës dhe ekspertizës spanjolle, paraqesin një gamë produktesh njëkohësisht rezistente dhe tërheqëse, të përshtatshme për çdo hapësirë dhe gjeografi. Sot, ato janë të pranishme në mbi 92 vende të botës, një dëshmi e një cilësie që tejkalon kufijtë dhe mbart emrin Billa.
  • Parketet me teknologjitë më të fundit, si SPC, ofrojnë një zgjidhje të thjeshtë për t’u instaluar, të lehtë për t’u mirëmbajtur dhe ultra-rezistente ndaj faktorëve të jashtëm dhe ujit. Një zgjidhje praktike nga Billa, e qëndrueshme në kohë dhe e përshtatshme për çdo ambient.
  • Hidrosanitaret dhe mobiliet e markave lider në botë, të vlerësuara prej dekadash, si Ideal Standard dhe Colombini Casa. Zgjidhje funksionale, të dizajnuara për të përmirësuar cilësinë e jetesës tuaj: në rastin e hidrosanitareve, zgjidhje efikase që kursejnë, ndërsa në rastin e mobilieve, zgjidhje transformuese, si estetikisht ashtu edhe emocionalisht.

Lexo edhe:Çfarë ndodh kur cilësia nuk duket… por ndjehet?

Shërbim që të bën të ndihesh si në shtëpi

Një prej arsyeve kryesore pse sot showroom-et e Billa-s në të gjithë Shqipërinë, si edhe në Belgjikë, janë kthyer nga një ndalesë në destinacione të mirëfillta, është shërbimi ndaj klientit. Jo thjesht një marrëdhënie blerës-shitës, por një raport miqësor me përfaqësuesit dhe ekspertët e showroom-eve. Një atmosferë frymëzuese dhe mikpritëse, ku kërkesat dhe nevojat dëgjohen në mënyrë aktive dhe përkthehen në zgjidhje të personalizuara. Sepse, edhe pse dy projekte mund të ngjajnë, asnjë prej tyre nuk është i njëjtë në çdo detaj të tij, dhe tek Billa, ekipi i saj kujdeset që çdo projekt të gjejë ato elemente që i mungojnë.

Përvoja e shërbimit ndaj klientit në Billa ndahet zakonisht në tre faza:

  • Para vizitës në showroom çdo pyetje merr përgjigje të shpejtë dhe të personalizuar në kanalet e ndryshme të komunikimit.
  • Gjatë vizitës në showroom një tur i plotë në galerinë e opsioneve dhe mundësive të Billa, me sugjerime nga ekspertë që njohin produktet në detaje.
  • Pas vizitës në showroom ndarja e suksesit të çdo klienti si sukses i përbashkët.

Marrëdhënie që zgjasin me dekada

Një pjesë e konsiderueshme e marrëdhënieve të Billa-s me klientët e saj janë marrëdhënie që janë krijuar me kohë dhe janë forcuar me kalimin e viteve, 5, 10, 15 apo 20 vite, që nga ditët e para të fillimit të aktivitetit të saj. Ky është rezultati i një pune të kujdesshme dhe i një filozofie që nuk i sheh klientët si një vizitë të vetme, por secilin prej tyre si një mundësi për të ndërtuar një marrëdhënie afatgjatë. Billa drejtohet nga disa vlera të pandryshueshme, vlerat e bashkëpunimit dhe vërtetësia, të cilat reflektohen qartë në cilësinë e produkteve dhe shërbimit të ofruar.

Showroom-et e Billa: Destinacionet që transformojnë hapësirat tuaja

Showroom-et e Billa-s sot janë kthyer në destinacione, destinacione për blerjen e dytë ose të shtatë, hapësira frymëzimi për projektet e së ardhmes, pika referimi për njohuritë e ofruara nga ekspertët e tyre. Çdo vizitë inspiron dhe prodhon ide të reja, çdo përjetim ofron një vizion të ri të të jetuarit. Prandaj, tek Billa gjithmonë rikthehesh!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0