Gjenerata e qasjes së re – Inovoni si AIE - Business Magazine Albania

Gjenerata e qasjes së re – Inovoni si AIE

Inovacioni nuk është më një zgjedhje për bizneset shqiptare është formula e suksesit dhe një prioritet kombëtar. 

2 tetor 2025, Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës (AIE), nën Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, sjell në Future2Tech (Pallati i Kongreseve, Tiranë) forumin “Generation Next – Innovate like AIE”, një hapësirë ku do të bashkohet vizioni, përvoja dhe shembujt konkretë të inovacionit si motor zhvillimi për bizneset shqiptare. Qëllimi i forumit është t’u tregojë kompanive si të kalojnë nga teoria në zbatim dhe ta shndërrojnë inovacionin në një rrugë konkrete drejt rritjes. Njëkohësisht, ai pasqyron fokusin strategjik të qeverisë shqiptare te inovacioni si mjet kyç për modernizimin e administratës, rritjen e konkurrueshmërisë dhe përgatitjen e vendit për anëtarësim në BE.

Çfarë është AIE?

E krijuar më 1 janar 2024, Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës (AIE), një institucion nën Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit (MEI), shërben si truri strategjik i inovacionit qeveritar. Është vendi ku inovacioni merr formë: nga ideimi, te rekomandimi i strategjive dhe politikave, konceptimi dhe prototipimi, deri te zhvillimi i produkteve.

Modeli i AIE është unik në rajon: një “konstelacion” Qendrash të Inovacionit dhe Ekselencës (Nukle), të organizuara në nivel qendror dhe të integruara në ministritë e linjës përfshirë Kryeministrinë dhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit që e pozicionojnë AIE-n si motorin e inovacionit në zemër të administratës publike.

Që nga krijimi i saj, AIE ka punuar pareshtur për të:

  • Identifikuar dhe kuptuar kërkesat e institucioneve dhe vendit për inovacion.
  • Ndërtuar ekipin e parë themelues të ekspertëve në fushat e teknologjisë, politikbërjes, strategjisë dhe sektorëve specifikë të linjës.
  • Nxjerrë produkte konkrete, nga hartimi i strategjive dhe politikave, tek rekomandimi i platformave digjitale, dhe zhvillimi i prototipeve që tashmë po i shndërron në produkte me vlerë që nxisin transformimin digjital në të gjithë administratën publike.

AIE punon krah për krah me partnerë si AKSHI, Agjencia e Startup-eve, Raw Materials EIT, AKKSHi dhe organizata kombëtare e ndërkombëtare, në mënyrë që inovacioni të mos mbetet vetëm në vizion, por të zbatohet dhe të implementohet me sukses në të gjitha fushat. Ky bashkëpunim i ngushtë mundëson që i gjithë cikli i inovacionit, nga identifikimi i nevojës deri tek konceptimi, zhvillimi dhe ekzekutimi, të lulëzojë dhe të sjellë ndikim real brenda Administratës Publike në Shqipëri.

Lexo edhe:Aktorët e Hollywood-it kundër aktores së krijuar nga AI

Qasja e AIE ndaj inovacionit

AIE e sheh inovacionin si një disiplinë që lidh nevojat reale me zgjidhje domethënëse. Ajo nis shumë përpara teknologjisë apo inteligjencës artificiale, në fazën ku problemet përcaktohen qartë, idetë eksplorohen dhe zgjidhjet konceptohen për ndikime konkrete. Ashtu siç udhëheq krijimin e produkteve të reja, ky proces është po aq i fuqishëm edhe për ndërtimin e strategjive dhe hartimin e politikave, duke siguruar që ato të jenë të bazuara në realitet dhe të afta të sjellin rezultate të prekshme. Duke filluar nga ky hap, inovacioni garanton që ajo që zhvillohet qoftë produkt, strategji apo politikë adreson me të vërtetë nevojat ekzistuese. Kjo mendësi është jetike jo vetëm për startup-et që kërkojnë të futen në treg, por po aq i rëndësishëm edhe për kompanitë e mëdha dhe të konsoliduara, të cilat duhet të mbeten konkurruese, fleksibël dhe të përgatitura për të ardhmen.

Të rinjtë në zemër të inovacionit

Inovacioni nuk lidhet vetëm me institucione apo kompani në thelb ka të bëjë me njerëzit. Një nga iniciativat e para pilote të AIE, në bashkëpunim me ish-Ministren Bora Muzhaqi dhe UNICEF, është platforma “Gjenerata e Inovacionit”, e cila përfshin drejtpërdrejt të rinjtë shqiptarë në procesin e inovacionit në Administratën Publike. Rezultatet e fazës së parë ishin mbresëlënëse: 28 ide të reja nga të rinj të moshave dhe qyteteve të ndryshme, prej të cilave 11 u shndërruan në prototipe domethënëse që mbuluan fusha të ndryshme të ekonomisë shqiptare dhe u prezantuan përpara drejtuesve të lartë të ministrive dhe publikut të gjerë.

Nga kjo nismë lindi edhe historia e parë e suksesit: një inxhinier i talentuar software nga programi tashmë punon në AIE si Ekspert Inovacioni, duke krijuar produkte konkrete me ndikim në Administratën Publike.

Kjo përvojë konfirmoi vizionin e AIE se inovacioni lulëzon kur qeveria, biznesi dhe të rinjtë punojnë së bashku në një frymë bashkëpunimi të hapur dhe kuptimplotë. 

Mbi të gjitha, ajo tregoi se rinia shqiptare është e etur për tu rritur si dhe për të dhënë kontribut jo vetëm përmes sipërmarrjes private, por edhe duke u bërë pjesë aktive e transformimit të Administratës Publike.

Udhëheqje me domethënie

Në krye të AIE është Enkelejda Imeraj (Ledi), një veterane e Silicon Valley, e ftuar të kthehej në Shqipëri me një mision të qartë: të ndërtojë agjencinë nga themelet dhe të forcojë angazhimin e qeverisë për inovacionin si rrugë drejt rritjes dhe integrimit në BE.

Me përvojë prej disa dekadash në kompanitë më të avancuara të teknologjisë dhe në disa prej mjediseve më konkurruese e inovative në botë, ajo mori përsipër sfidën jo vetëm për të ndihmuar në transformimin e institucioneve publike, por edhe për të fuqizuar të rinjtë shqiptarë në rrugën e inovacionit dhe udhëheqjes.

“Krijimi i drejtuesve të së nesërmes është po aq i rëndësishëm sa edhe dorëzimi i produkteve inovative sot,” thotë Ledi. “Puna jonë në AIE ka të bëjë edhe me ndërtimin e një kulture institucionale ku inovacioni i ushqyer nga pasioni për rritje, përgjegjshmëria, mendimi kritik, kureshtja dhe bashkëpunimi i hapur nuk është një rast i veçantë, por një standard.”

Inovacion për qeverinë, frymëzim për sektorin privat

Ndërsa fokusi kryesor i AIE është zhvillimi i produkteve inovative për Administratën Publike, roli i saj shtrihet dhe më tej, në promovimin e inovacionit në të gjithë Shqipërinë. Për të përmbushur këtë mision, AIE po organizon këtë forum dhe po merr pjesë në Future2Tech, duke krijuar një hapësirë ku institucionet, bizneset dhe ekosistemi i gjerë takohen për të ndarë ide, shkëmbyer praktika të mira dhe eksploruar mënyra konkrete për të përqafuar e zbatuar inovacionin. Ashtu siç fuqizohen ministritë nga Qendrat e Inovacionit dhe Ekselencës edhe bizneset mund ta replikojnë këtë model brenda vetes duke ndërtuar mjedise ku lindin, testohen dhe zhvillohen ide të reja. Duke bashkuar vizionin me ekzekutimin dhe strategjinë me teknologjinë, AIE dhe kompanitë më të suksesshme shqiptare tregojnë se inovacioni, kur adoptohet me kurajo dhe ritme të shpejta, kthehet në motor zhvillimi. Për më tepër, kur ky drejtim përqafohet nga të gjithë institucionet, bizneset dhe shoqëria progresi përshpejtohet dhe mirëqenia rritet, ndërsa inovacioni shërben si platforma që na bashkon drejt integrimit në BE dhe për rritjen e qëndrueshmërisë brenda vendit.

Për më shumë informacion mbi AIE  do të jenë prezent tek Future2Tech, në datat 2 dhe 3 Tetor, 2025, tek stenda numër 24.

Gjithashtu ndiqni edhe rrjetet sociale https://www.instagram.com/aie.gov.al/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Kurrë mos iu ndaj parimeve të tua të nderit dhe qëllimit të mirë.”
— Winston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0