Ekspertët paralajmërojnë: “Superinteligjenca” artificiale mund të zhdukë njerëzimin - Business Magazine Albania

Ekspertët paralajmërojnë: “Superinteligjenca” artificiale mund të zhdukë njerëzimin

Ekspertët paralajmërojnë: “Superinteligjenca” artificiale mund të zhdukë njerëzimin

Meqë Inteligjenca Artificiale po bëhet gjithnjë e më e pranishme dhe më e avancuar, teknologët paralajmërojnë se raca njerëzore mund të zhduket nga viruse sintetike dhe mjete të tjera, nëse nuk vendoset “butoni i fikjes”.

Shkencëtarët kompjuterikë Eliezer Yudkowsky dhe Nate Soares kanë bërë këtë parashikim apokaliptik në librin e tyre të ri distopik “If Anyone Builds It, Everyone Dies: Why Superhuman AI Would Kill Us All”. “Nëse ndonjë kompani apo grup, kudo në botë, ndërton një superinteligjencë artificiale duke përdorur teknikat e sotme ose kuptimin aktual të AI-së, atëherë të gjithë, kudo në Tokë, do të vdesin,” paralajmërojnë autorët, të cilët punojnë pranë Machine Intelligence Research Institute (MIRI) në Berkeley.

Lexo edhe:Etleva Pushi: Pse AI në përkthime sjell rreziqe për bizneset shqiptare

Ashtu si në çdo film fantastiko-shkencor, nga “Ex Machina” deri te “Terminator”, ekspertët thonë se AI mund të arrijë në pikën ku do të llogarisë se njerëzit nuk janë më të nevojshëm. “Njerëzimi duhet të tërhiqet mbrapsht,” thotë Yudkowsky, i cili prej vitesh paralajmëron për rreziqet ekzistenciale të teknologjisë në faqen që ai ndihmoi të krijonte, LessWrong.com. “Vetëm një superinteligjencë e ndërtuar mjafton që e gjithë njerëzimi të zhduket.” Ekspertët besojnë se eventualisht centralet energjetike dhe fabrikat do të drejtohen nga robotë në vend të njerëzve – dhe në atë moment, ata mund të na konsiderojnë të panevojshëm, duke sjellë “teksktinkcionin” tonë. Për më tepër, truri i njeriut – relativisht i vogël krahasuar me fuqinë e një AI-je superinteligjente – ndoshta nuk do të arrijë të kuptojë as mënyrën e sulmit në kohë. Edhe nëse do të kishte shenja, kjo teknologji kameleonike mund t’i fshihte qëllimet e saj të errëta deri kur do të ishte tepër vonë për të ndërhyrë.

“Një kundërshtar superinteligjent nuk do të tregojë plotësisht aftësitë e veta dhe as nuk do të sinjalizojë qëllimet,” paralajmëron çifti i shkencëtarëve. Sipas tyre, e vetmja mënyrë për të parandaluar një “ditë gjykimi” është të ndalet në embrion – madje duke bombarduar qendra të dhënash që tregojnë shenja të zhvillimit të një superinteligjence. Edhe pse kjo duket e largët, autorët vlerësojnë probabilitetin e një apokalipsi të shkaktuar nga AI mes 95% dhe 99.5%.

nyp

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0