Mektrin sjell në Shqipëri kantierin italian Sacs Tecnorib - Business Magazine Albania

Mektrin sjell në Shqipëri kantierin italian Sacs Tecnorib

Mektrin prezanton për tregun shqiptar dhe rajonal kantierin italian Sacs Tecnorib, një prej emrave më të njohur ndërkombëtarisht në botën e mjeteve lundruese luksoze. Themeluar në vitin 1989, Sacs është kompania që solli konceptin Maxi Rib, duke e ngritur kategorinë e mjeteve lundruese nga mjete funksionale në mjete që ofrojnë performancë, komoditet dhe luks të krahasueshëm me një jaht.

Në vitin 2005, Sacs u bashkua me kompaninë Tecnorib duke krijuar Sacs Tecnorib, një kantier që përfaqëson ekselencën italiane në botën e nautikes. Sacs Tecnorib perfaqëson tre linja të dallueshme: Strider, me modelet klasike që variojnë nga 7 deri në 18 metra; Rebel, një gamë inovative që kombinon karakterin e gomones me luksin e një jahti, nga 14 deri në 20 metra; dhe Pirelli, fryt i partneritetit me markën ikonë Pirelli, ku bashkohen tiparet e një day cruiser-i, center console-i dhe gomones luksoze dhe së fundmi Jet Tender, një linjë mjetesh ndihmuese me një dizajn unik. Ky diversitet e ka bërë Sacs Tecnorib një nga kantieret më të respektuar në industrinë ndërkombëtare të mjeteve lundruese.

Çdo model i Sacs është një produkt i mjeshtërisë italiane të kombinuar me teknologjinë më të avancuar dhe një dizajn unik nga Christian Grande. Koleksionet Strider dhe Rebel njihen si simbole të komoditetit dhe sigurisë në det, duke i dhënë markës një reputacion që shtrihet shumë përtej kufijve të Italisë.

Për klientët shqiptarë, prania e Sacs Tecnorib përmes Mektrin sjell akses të drejtpërdrejtë të këtyre modeleve, të gjitha të mbështetura me garanci 2-vjeçare dhe shërbim teknik të specializuar, i ofruar në bashkëpunim të ngushtë me zyrën teknike të kantierit në Itali.

Me ardhjen e Sacs Marine, Shqipëria përfshihet më fuqishëm në hartën mesdhetare të nautikes, duke e sjellë luksin dhe përvojën e vërtetë italiane të detit më pranë publikut vendas dhe rajonal.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0