Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham Albania) po zhvillon një pyetësor mbi përdorimin e Inteligjencës Artificiale (AI) në biznese, i cili synon të na ndihmojë të kuptojmë më mirë nivelin aktual të përdorimit të kësaj teknologjie në sektorë të ndryshëm.
Lexo edhe:Njihuni me partnerët zyrtarë të Future2Tech 2025!
Rezultatet e mbledhura do të shërbejnë si një bazë e rëndësishme për analizë dhe do të ndihmojnë gjithashtu në kanalizimin e diskutimeve gjatë eventit që është konceptuar për AI në panairin e Future2Tech, ku temat do të reflektojnë më saktë nevojat dhe përvojat e bizneseve.
Ju ftojmë të ndani disa minuta nga koha juaj për të plotësuar pyetësorin, duke klikuar në linkun më poshtë:
https://forms.sfida.pro/pyetesor-mbi-perdorimin-e-inteligjences-artificiale-ai-ne-biznese
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.