Fundi i epokës së ndërtimeve pa leje? Çfarë përmban paketa e re për pronën dhe territorin - Business Magazine Albania

Fundi i epokës së ndërtimeve pa leje? Çfarë përmban paketa e re për pronën dhe territorin

Qeveria ka prezantuar sot paketën me masat ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit, duke paralajmëruar masa të ashpra ndaj abuzimeve në ndërtim.

Sipas kryeministrit Rama, i gjithë zinxhiri i përgjegjësisë, nga arkitektët, inxhinierët e deri tek supervizorët do të mbajë përgjegjësi penale për ndërtimet e paligjshme. Ai theksoi se ndërtuesit që shesin apartamente dy herë do të futen në listën e zezë dhe ndërtesat e tyre do të konfiskohen, për t’u përfunduar më pas nga shteti.

“Fenomeni i ndërtimeve pa leje nuk mund t’u lihet gjeneratave të ardhshme. Asnjë objekt nuk do të lidhet me energji apo ujë nëse nuk merr certifikatën e përdorimit”, deklaroi Rama.

Lexo edhe: Mbi 10 startup-e evropiane arritën statusin “unicorn” në vitin 2025

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja po ashtu nënvizoi se paketa parashikon masa administrative dhe penale, inventarizim të hapësirave publike dhe një regjistër të posaçëm kadastral. Punimet që tejkalojnë lejen me mbi 10% do të përdoren për strehim social ose do të prishen. Ndërtuesit abuzivë do të përjashtohen nga lejet për pesë vite.

Institucionet e pranishme theksuan problematikat e përsëritura, si ndërtimet pa tituj pronësie, shtesat pa leje dhe certifikimet e paligjshme nga inxhinierë e arkitektë, duke kërkuar mekanizma më të forta ndëshkimi e ndërgjegjësimi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0