Stetoskopi inteligjent, një armë e re kundër sëmundjeve të zemrës - Business Magazine Albania

Stetoskopi inteligjent, një armë e re kundër sëmundjeve të zemrës

Kina prezanton spitalin e parë në botë që përbëhet nga vetëm 14 doktorë AI

Stetoskopët e pajisur me inteligjencë artificiale (AI) po tregojnë potencial të jashtëzakonshëm në diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës. Një studim i kryer nga një ekip britanik zbuloi se këto pajisje mund të identifikojnë problemet e zemrës, sëmundjet e valvulave të zemrës dhe ritmet e çrregullta kardiake pothuajse menjëherë.

Stetoskopi origjinal, i shpikur në vitin 1816, u mundëson mjekëve të dëgjojnë tingujt e brendshëm të trupit. Versioni modern përdor një mikrofon për të analizuar ndryshime shumë të vogla në rrahjet e zemrës dhe rrjedhjen e gjakut, që shpesh janë të padallueshme për veshin njerëzor. Pajisja gjithashtu realizon një elektrokardiogramë (EKG) dhe i dërgon të dhënat në “cloud” për t’u analizuar nga AI, e trajnuar me të dhëna nga dhjetëra mijëra pacientë.Studimi, i kryer nga Imperial College London dhe Imperial College Healthcare NHS Trust, përfshiu mbi 12,000 pacientë nga 96 qendra shëndetësore, të ekzaminuar me stetoskopët inteligjentë të prodhuar nga kompania amerikane Eko Health. Rezultatet u krahasuan me pacientë nga 109 qendra të tjera ku teknologjia nuk ishte përdorur.

Sipas studiuesve, pacientët me  probleme zemre kishin 2.33 herë më shumë gjasa që sëmundja të zbulohej brenda 12 muajve kur u ekzaminuan me stetoskopin inteligjent. Ritmet e çrregullta të zemrës, shpesh pa simptoma por me rrezik për goditje në tru, u zbuluan 3.5 herë më shpesh, ndërsa sëmundjet e valvulave të zemrës u identifikuan 1.9 herë më shumë.

Lexo edhe: Shkencëtarët rishikojnë si mund të qaset mjekësia ndaj plakjes

Dr. Sonya Babu-Narayan, drejtore klinike në Fondacionin Britanik të Zemrës (BHF) dhe kardiologe, deklaroi: “Ky është një shembull i shkëlqyer se si stetoskopi i thjeshtë, i shpikur më shumë se 200 vjet më parë, mund të përmirësohet për shekullin XXI.” Ajo shtoi se inovacione të tilla janë thelbësore: “Shpesh këto sëmundje diagnostikohen vetëm në faza të avancuara, kur pacientët paraqiten në gjendje emergjente. Nëse diagnostikimi bëhet më herët, njerëzit mund të marrin trajtimin e nevojshëm për të jetuar më gjatë dhe më mirë.”

Gjetjet u prezantuan para mijëra mjekëve në kongresin vjetor të Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë në Madrid, konferenca më e madhe në botë për shëndetin e zemrës. Plani i ardhshëm është që pajisja të shpërndahet në qendra mjekësore në jug të Londrës, Sussex dhe Uells.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0