Tirana Slush’D rikthehet për vitin e dytë, edhe më i madh, më i guximshëm dhe me më shumë ndikim se kurrë. Si eventi kryesor Slush’D në Shqipëri, ai vazhdon të nxisë inovacionin dhe të forcojë ekosistemin lokal të startup-eve duke lidhur themeluesit me aktorë kyç nga Ballkani, Evropa dhe vendet Nordike.
Aplikimet janë tashmë të hapura për startup-et që duan të prezantojnë idetë e tyre, të fitojnë njohje të madhe, çmime tërheqëse dhe mundësinë për të marrë pjesë në eventin kryesor Slush. Mos e humbisni këtë mundësi për të treguar projektin tuaj në një skenë globale!
Eventi do të zhvillohet në Piramidën ikonike të Tiranës dhe synon të mbështesë themeluesit, duke fuqizuar jo vetëm ekosistemin shqiptar, por edhe atë ndërkombëtar, përmes lidhjes me rajonin e Ballkanit, Evropën dhe vendet Nordike.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto