THIRRJE PËR APLIKIME: Youth 4 Inclusion, Equality & Trust (Y4IET) - Business Magazine Albania

THIRRJE PËR APLIKIME: Youth 4 Inclusion, Equality & Trust (Y4IET)

THIRRJE PËR APLIKIME: Youth 4 Inclusion, Equality & Trust (Y4IET)

A je i/e apasionuar pas përdorimit të artit dhe kulturës për të promovuar përfshirjen, diversitetin dhe besimin? Dëshiron të punosh me bashkëmoshatarë dhe mentorë nga rajoni për të festuar diversitetin dhe për të krijuar ndikim real në komunitetin tënd?

Nëse po, të inkurajojmë të aplikosh dhe të bëhesh pjesë e një rrjeti rajonal të të rinjve që sjellin ndryshim!

Rreth Programit

Fondacioni BFPE për një Shoqëri të Përgjegjshme, me mbështetjen e UNDP Serbi dhe në bashkëpunim me UNDP & UNFPA Shqipëri, fton të rinjtë të marrin pjesë në një sërë aktivitetesh që organizohen brenda nismës rajonale të përbashkët të OKB-së Youth 4 Inclusion, Equality & Trust (Y4IET), të mbështetur nga Fondi i OKB-së për Ndërtimin e Paqes. Po kërkojmë 25 artistë dhe liderë komunitarë të rinj (mosha 20–29 vjeç), të cilët duan të projektojnë dhe zbatojnë nisma komunitare që nxisin përfshirjen, barazinë dhe besimin në rajon.

Pse të aplikosh?

Si pjesëmarrës i përzgjedhur, ti do të:

  • Bëhesh pjesë e një komuniteti dinamik të artistëve dhe liderëve të rinj nga rajoni

  • Bashkëpunosh me mentorë me përvojë në fushën tënde

  • Projektosh dhe implementosh nismën tënde komunitare gjatë një faze të strukturuar mentorimi

Fushat krijuese ku mund të fokusohet iniciativa jote:

  • Fotografi

  • Video/Filmmaking

  • Shkrim/Gazetari

  • Teatër/Performancë

  • Arte Vizuale/Dizajn

  • Media Digjitale/Fushata në rrjete sociale

Fokuset kryesore mund të përfshijnë:

  • Arti, kultura dhe traditat e përbashkëta në rajon

  • Fushata inovative të ndërgjegjësimit

  • Bashkëpunimi rinor dhe sfidat rajonale

  • Tema të tjera me rëndësi të identifikuara nga të rinjtë.

 Plotësoni aplikimin tuaj përmes LINKUT.
 Materialet mbështetëse dërgoni në: ddjordjevic@bfpe.org

Afati i aplikimit: 1 Shtator 2025

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0