Bilanci i zymtë, shqiptarët ndër më të pakënaqurit për gjendjen ekonomike në Europë - Business Magazine Albania

Bilanci i zymtë, shqiptarët ndër më të pakënaqurit për gjendjen ekonomike në Europë

Ja si të rrisni fëmijë që kanë një marrëdhënie të mirë me paratë

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, Shqipëria renditet mes tre vendeve me kënaqësinë më të ulët financiare në Europë, krahas Bullgarisë dhe Turqisë.

Në vitin 2022, qytetarët e Bashkimit Europian e vlerësuan gjendjen e tyre financiare mesatarisht me 6.6 pikë në një shkallë nga 0 në 10. Ky nivel rezulton disi më i ulët krahasuar me kënaqësinë e përgjithshme me jetën, e cila arriti në 7.1 pikë për të njëjtin vit.

Në krye të listës së vendeve më të kënaqura për aspektin financiar u renditën Holanda dhe Finlanda me nga 7.6 pikë, të ndjekura nga Suedia (7.4) dhe Austria (7.3).

Në krahun tjetër, qytetarët e Bullgarisë u shprehën më të pakënaqurit me vetëm 4.6 pikë, pasuar nga Turqia (4.7) dhe Shqipëria (4.8). Këto shifra tregojnë se shumica e qytetarëve në këto vende ndihen më shumë të zhgënjyer sesa të kënaqur me situatën e tyre financiare.

Lexo edhe: Onemor, startupi i themeluar nga Alban Fejzaj, synon të bëhet “Spotify i Fitnesit”

Eurostat vëren se nga viti 2013 deri në vitin 2022, kënaqësia për gjendjen financiare është rritur në pjesën më të madhe të vendeve europiane. Përjashtim bënë Danimarka, Luksemburgu dhe Suedia, ku niveli ka pësuar rënie, ndërsa në Francë dhe Finlandë ka mbetur i pandryshuar. Rritjet më të mëdha u shënuan në Portugali (+1.4), Irlandë (+1.3), Qipro (+1.2) dhe Slloveni (+1.1).

Të dhënat tregojnë gjithashtu një diferencë të theksuar midis individëve me të ardhura të larta dhe atyre me të ardhura të ulëta. Në vende si Greqia, Bullgaria dhe Kroacia, hendeku mes këtyre dy grupeve arrin deri në 75% ose edhe më shumë. Ndërkohë, diferencat më të vogla u regjistruan në Maltë, Itali dhe Finlandë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0