Nvidia ndalon prodhimin e çipit H20 për Kinën, por paralajmëron model të ri - Business Magazine Albania

Nvidia ndalon prodhimin e çipit H20 për Kinën, por paralajmëron model të ri

Gjiganti amerikan i çipeve Nvidia ka urdhëruar disa prej furnitorëve të tij të ndalin prodhimin e çipit H20, i ndërtuar posaçërisht për tregun kinez. Vendimi vjen pasi autoritetet në Pekin i kërkuan kompanive lokale të teknologjisë, përfshirë Tencent dhe ByteDance, të ndërpresin blerjet e këtyre gjysmëpërçuesve për arsye të dyshuara sigurie.

Sipas raportit të The Information, Nvidia ka udhëzuar kompaninë amerikane Amkor Technology dhe gjigantin Samsung Electronics në Korenë e Jugut që të ndalin punën për H20.

SHBA ndalon prej prillit shitjen e çipit më të fuqishëm të Nvidia-s, Blackwell, drejt Kinës, duke argumentuar se masat janë të nevojshme për të mbrojtur sigurinë kombëtare në një kohë kur gara globale e inteligjencës artificiale po përshpejtohet.

Autoritetet kineze kanë ngritur shqetësime se çipat e Nvidia-s mund të kenë funksione të fshehta, si ndjekje të lokacionit apo fikje në distancë. Nvidia i ka mohuar këto akuza, duke thënë se H20 nuk është as produkt ushtarak dhe as i përdorshëm në infrastrukturë shtetërore.

Lexo edhe: Onemor, startupi i themeluar nga Alban Fejzaj, synon të bëhet “Spotify i Fitnesit”

CEO i Nvidia-s, Jensen Huang, konfirmoi se kompania po diskuton me qeverinë amerikane një çip të ri, të njohur me emrin e përkohshëm B30A, i dedikuar për qendrat e të dhënave në Kinë. “Po ofrojmë një produkt të ri për tregun kinez, por vendimi i fundit i takon qeverisë së SHBA-së,” tha Huang nga Tajvani.

Megjithëse Nvidia mbetet furnitori kryesor botëror i çipeve për AI, Kina po shtyn fort për pavarësi teknologjike, me kompani si Huawei që përpiqen të rivalizojnë gjigantin amerikan. Por ekspertët thonë se do të duhen vite para se Pekini të zhvillojë një çip vendas që të sfidojë realisht Nvidia-n.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0