Hapet në Shqipëri studioja e parë për startup-e me bazë ekonominë qarkulluese! - Business Magazine Albania

Hapet në Shqipëri studioja e parë për startup-e me bazë ekonominë qarkulluese!

Digital Loop Accelerator (DLA), programi i parë i llojit të vetë në Shqipëri, është lançuar zyrtarisht për të krijuar startup-e të reja nga zero, të bazuara në parimet e ekonomisë qarkulluese që rigjenerojnë burimet, rishikojnë konsumimin dhe formësojnë të ardhmen.
Ndryshe nga programet tradicionale që ndihmojnë startup-et ekzistuese të rriten, kjo iniciativë fokusohet në ndërtimin e tyre me parimet e qëndrueshmërisë që nga dita e parë.

Programi që zhvillohet nga ALBICT dhe Maverick Nation në kuadër të Projektit EU4Circular Economy and Livable Cities, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), dhe zbatuar nga GIZ Albania në partneritet me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, synon të angazhojë shqiptarët nga vendi, rajoni dhe diaspora në themelimin e startup-eve në Shqipëri.

Pjesëmarrësit mund të zgjedhin një nga pesë modelet e njohura të biznesit në ekonominë qarkulluese, të quajtura “Digital Loops”, ose të propozojnë modelin e tyre. Nuk kërkohet ekzistenca e një startupi ekzistues ose përvojë paraprake në sipërmarrje, mjafton një ekip prej të paktën dy personash dhe një plan i qartë ekzekutimi. Ekipet e përzgjedhura do të ndjekin një program intensiv akselerimi, me mentorim  dhe financim deri në 47,000 €.

DLA nisi zyrtarisht më 13 Gusht, me hapjen e aplikimeve, ndjekur nga një webinar më 14 Gusht, ku pjesëmarrësve iu prezantua struktura e programit, kërkesat dhe pritshmëritë për planin e ekzekutimit. Sipërmarrësit Kirill Perepelica (Bashkëthemelues & Drejtor i Përgjithshëm Komercial, Munch) dhe Michael Schmidt (Menaxher në Circuly) gjithashtu morën pjesë në webinar për të ndarë përvojat e tyre dhe për të frymëzuar pjesëmarrësit me shembuj realë se si bizneset mund të zhvillohen mbi parimet e ekonominë qarkulluese. Afati i aplikimeve është  data 26 Shtator 2025, dhe të gjithë aplikantët inkurajohen të regjistrohen dhe të marrin pjesë në webinaret e ardhshme për të kuptuar plotësisht programin dhe konceptet e tij.

albict

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0