Gjykata Kushtetuese franceze bllokon kthimin e pesticidit të ndaluar, fitore për mjedisin - Business Magazine Albania

Gjykata Kushtetuese franceze bllokon kthimin e pesticidit të ndaluar, fitore për mjedisin

Gjykata Kushtetuese e Francës vendosi të enjten të heqë një nga pikat kyçe të ligjit të diskutueshëm për bujqësinë, i cili synonte të rikthente përdorimin e një pesticidi të ndaluar prej vitit 2018. Sipas gjykatës, kjo masë nuk ofronte mbrojtje të mjaftueshme për mjedisin dhe brezat e ardhshëm, duke i lënë në fuqi pjesën tjetër të ligjit, të njohur si “Ligji Duplomb”, emëruar sipas senatorit që e propozoi atë.

Ligji synonte të zbusë rregulloret për fermerët dhe të përshpejtonte projektet, si ato për ruajtjen e ujit. Ai u miratua në fillim të korrikut dhe u mbështet fuqishëm nga qeveria dhe sindikatat kryesore bujqësore. Megjithatë, u përball me kundërshtim të fortë nga komuniteti shkencor, ekspertë shëndetësorë dhe grupet ekologjike.Qendër e polemikës ishte acetamipridi, një pesticid që ndalohet në Francë që nga viti 2018 për shkak të ndikimit të tij të dëmshëm ndaj bletëve dhe polenizuesve të tjerë. Disa fermerë, veçanërisht ata që kultivojnë panxharë, kishin kërkuar rikthimin e tij.

Një peticion i nisur nga studentët kundër ligjit mblodhi mbi 2 milionë nënshkrime, një nga më të mëdhatë në historinë franceze. Kundërshtarët argumentuan se ligji u kalua me ngut në parlament, pa debat të mjaftueshëm, dhe paralajmëruan se ai rrezikon shëndetin publik dhe biodiversitetin.

Lexo edhe: Nga 164 € në Ukrainë në 2,700 € në Luksemburg, ja ku qëndron Shqipëria në hartën e pagave në Europë

Gjykata franceze theksoi se ligji nuk ishte i mjaftueshëm për të përmbushur detyrimet kushtetuese për mbrojtjen e mjedisit.

Vendimi përbën një goditje për qeverinë e presidentit Emmanuel Macron, e cila kishte mbrojtur ligjin deri në fund.

Politikanët e majtë reaguan menjëherë në rrjetet sociale. Manuel Bompard, koordinator i partisë France Insoumise, deklaroi: “Mobilizimi duhet të vazhdojë deri në tërheqjen e ligjit dhe censurimin e një qeverie që është më e rrezikshme se kurrë për mjedisin dhe shëndetin.”

Ian Brossat, bashkëkryetar i grupit komunist në Këshillin e Parisit, përshëndeti “lajmin e shkëlqyer për shëndetin publik dhe mjedisin” dhe dënoi ligjin që e quajti “absurd dhe të rrezikshëm”.

Megjithatë, acetamipridi mbetet i miratuar nga Bashkimi Europian deri në vitin 2033 dhe lejohet në disa vende anëtare të BE-së.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0