Flasim për të ardhmen – Së bashku në AllWeb Tirana, 6 nëntor! - Business Magazine Albania

Flasim për të ardhmen – Së bashku në AllWeb Tirana, 6 nëntor!

Flasim për të ardhmen – Së bashku në AllWeb Tirana, 6 nëntor!

Bota digjitale nuk ndalet, dhe as AllWeb!

Më 6 nëntor, konferenca më e madhe e marketingut dhe inovacionit digjital në rajon rikthehet në Tiranë për të tetin vit rradhazi, duke bashkuar profesionistë, krijues, strategë dhe inovatorë për të diskutuar çfarë po vjen më pas në botën e biznesit, medias dhe teknologjisë.

AllWeb 2025 nuk është thjesht një konferencë. Është një përvojë e plotë. Këtë vit, konferenca të sfidon të angazhohesh plotësisht me atë që ka më shumë rëndësi:
All Attention | All Content | All Creative | All Business | All AI!

“Çdo vit shtrojmë pyetjen: çfarë po formëson peizazhin digjital? Këtë vit, përgjigjja është e qartë: AI, përmbajtja, kreativiteti dhe strategjia. Prandaj kemi ndërtuar AllWeb 2025 mbi njerëzit dhe idetë që po udhëheqin këtë ndryshim,” – thotë Gerti Boshnjaku, bashkë-organizator i konferencës.

Lexo edhe:Konferenca Allweb, mbi 300 pjesëmarrës nga marketingu, shitja dhe sipërmarrja

Nga AI gjeneruese dhe krijimi i përmbajtjes, te transformimi digjital, media & PR, SEO & analitika, e deri te strategjia e biznesit, temat e këtij viti eksplorojnë mjetet dhe prirjet që po ndryshojnë mënyrën si krijojmë, marketojmë dhe rritemi. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të dëgjojnë zëra nga mbarë bota,  nga SHBA-ja, Europa Perëndimore dhe Lindore , të cilët do të ndajnë njohuri të thella për tregjet globale dhe ato rajonale.

“Nuk bëhet fjalë për të parë të ardhmen nga larg, por për ta ndërtuar atë, në mënyrë kreative, vizuale dhe inteligjente. AI gjeneruese është vetëm fillimi,” – thotë Darko Buldioski, bashkëthemelues i AllWeb dhe drejtor programi i konferencës.

AllWeb në shifra:

  • 235+ folës dhe panelistë kanë marrë pjesë në skenën e AllWeb
  • 3500+ pjesëmarrës ndër vite
  • 120+ brande partnere kanë mbështetur misionin
  • 2000+ artikuj mediatikë kanë dokumentuar përvojën AllWeb
  • Folësit e parë të konfirmuar dhe të gjitha detajet e tjera janë në dispozicion në faqen zyrtare të konferencës.

Një rikujtesë e shkurtër mbi AllWeb 2024:

Ruani datën në kalendar: 6 nëntor. Tiranë. AllWeb.
Sepse ta humbasësh? Nuk është opsion.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0