Njihuni me Aiman, shefin e parë AI , që do të drejtojë një restorant luksoz në Dubai - Business Magazine Albania

Njihuni me Aiman, shefin e parë AI , që do të drejtojë një restorant luksoz në Dubai

Njihuni me Aiman, shefin e parë AI , që do të drejtojë një restorant luksoz në Dubai

Inteligjenca artificiale po gatuan diçka të jashtëzakonshme. Një restorant i ri që do të hapet në zemër të Dubait në shtator 2025, i quajtur WOOHOO, është ndërtuar mbi një parim të vetëm,  “gatimi në të ardhmen”, siç e përshkruajnë themeluesit e tij.

Në qendër të këtij koncepti futurist qëndron Chef Aiman, një model gjuhësor i avancuar (LLM) i trajnuar posaçërisht për mjediset gastronomike. Ai do të jetë përgjegjës për krijimin e menusë, përcaktimin e atmosferës dhe koordinimin e shërbimit në restorantin WOOHOO. Emri Aiman është një lojë fjalësh mes “AI” (inteligjencë artificiale) dhe “man” (njeri), duke reflektuar natyrën hibride të shefit virtual. Sipas Ahmet Oytun Cakir, një nga themeluesit e restorantit dhe CEO i kompanisë së mikpritjes Gastronaut, Aiman është trajnuar me njohuri të avancuara mbi shkencën ushqimore, teknikat kulinare dhe mijëra receta e tradita gatimi nga e gjithë bota.

Megjithatë, klientët që janë ende skeptikë ndaj inteligjencës artificiale nuk duhet të shqetësohen — Chef Aiman nuk është ai që gatuan në mënyrë fizike. Në vend të kësaj, ai krijon receta unike duke analizuar profilet e shijes, teksturën dhe sezonalitetin e përbërësve të ndryshëm. Më pas, këto receta testohen nga një ekip kuzhinierësh profesionistë, të drejtuar nga shefi i njohur Reif Othman, dhe përpunohen sipas nevojës. “Reagimet e tyre ndaj sugjerimeve të mia më ndihmojnë të përmirësoj kuptimin tim përtej të dhënave të pastra,” u shpreh Aiman në një intervistë për Reuters.

Lexo edhe:Turizmi në Shqipëri 2025 – “Boom” pa jehonë, flet ekspertja Gladiola Dona

WOOHOO do të ofrojë një kuzhinë të frymëzuar nga shijet aziatike me ndikime ndërkombëtare, dhe është konceptuar për të ofruar ushqime dhe pije krejtësisht unike edhe menuja e pijeve do të krijohet nga shefi AI. “Gatimi njerëzor nuk do të zëvendësohet, por ne besojmë se Aiman do të ngrejë nivelin e ideve dhe krijimtarisë,” sqaroi Cakir për Reuters. Chef Aiman është trajnuar edhe me një qasje të qëndrueshme. Sipas krijuesve të tij, AI do të përpunojë receta që përdorin përbërës të zakonshëm të hedhur poshtë, si dhjami, mbetjet apo pjesë të tjera që kërkojnë më shumë imagjinatë në përgatitje. Në këtë mënyrë, krijuesit e teknologjisë shpresojnë që në të ardhmen ajo të licencohet në kuzhina të tjera në mbarë botën, për të përmirësuar efikasitetin dhe qëndrueshmërinë e industrisë së gastronomisë. Megjithëse përdorimi i robotëve në restorante nuk është një risi , vitet e fundit ka pasur një rritje të dukshme të robotëve shërbyes për shkak të kostove të larta të operimit — Chef Aiman përfaqëson një hap përpara, duke qenë shefi i parë virtual që luan rol aktiv në kuzhinë.

Ky është vetëm fillimi i një revolucioni kulinar ku teknologjia dhe krijimtaria njerëzore bashkëpunojnë për të sjellë përvoja të reja gastronomike.

nyp

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0