Vizion në kohë trazirash! Lefter Sila dhe historia e agjencisë së parë të pasurive të paluajtshme në Shqipëri, “INF 93” Real Estate - Business Magazine Albania

Vizion në kohë trazirash! Lefter Sila dhe historia e agjencisë së parë të pasurive të paluajtshme në Shqipëri, “INF 93” Real Estate

Në fillim të viteve ’90, kur Shqipëria sapo kishte hapur sytë drejt tregut të lirë, fjala “real estate” tingëllonte si një mister i largët. Por për Lefter Silën, ajo u kthye në një vizion të qartë, një rrugëtim i ndërtuar me intuitë, përpjekje dhe pak fat. Nga një zyrë urbanistike në Gramsh, te krijimi i agjencisë së parë të pasurive të paluajtshme në vend, historia e tij është një rrëfim për guximin për të parë përtej trendit të kohës dhe për të ndërtuar nga e para. Sot, ai jo vetëm ka krijuar një karrierë të gjatë mbi themele të qëndrueshme, por edhe një manual të çmuar për gjithë ata që duan ta kuptojnë dhe te orientohen në tregun e sotëm, një libër autentik me të dhëna dhe analiza reale, që siç e quan ai konsiderohet si ‘abetarja e tregut imobiliar’.

Cili është edukimi juaj dhe si u gjendët në fushën e pasurive të paluajtshme në vitin e largët 1993?

Në fakt, kam lindur dhe jam rritur në Tiranë. Shkollën e mesme e kam kryer në gjimnazin “Qemal Stafa”, ndërsa më pas vazhdova studimet në Fakultetin e Ndërtimit. U diplomova si inxhinier ndërtimi, në një kohë kur vendi kishte nevojë për profesionistë në këtë fushë. Siç ndodhte shpesh në atë kohë, partia më dërgoi në rrethin e Gramshit, ku u emërova përgjegjës i zyrës së urbanistikës dhe projektimit.

Atje u mora me plane urbanistike dhe projekte të ndryshme. Pas rreth shtatë vitesh në Gramsh, u transferova në ish-Ministrinë e Ndërtimit. Aty ndodhi edhe një kthesë interesante në karrierën time, nga inxhinier u bëra gazetar. Fillova të drejtoj revistën “Ndërtuesi”, një botim tremujor i ish-Ministrisë së Ndërtimit.

Ishte një ndryshim i befasishëm, por edhe shumë interesant. Në atë kohë, çdo ministri kishte revistën e saj. Për shembull, Ministria e Bujqësisë kishte “Bujqësia Socialiste”, ajo e Arsimit kishte “Arsimi”, dhe kështu me radhë. Unë udhëtoja nëpër gjithë Shqiperinë për të bërë reportazhe mbi veprat e ndërtimet më të përparuara të kohës.

Por në vitin 1992, revista u mbyll dhe unë mbeta pa punë. U gjenda papritur në një situatë të re dhe vendosa të merrem me procesin e privatizimit të banesave shtetërore që sapo kishte nisur.

Lefter Sila

Dhe aty mori jetë ideja për të krijuar një agjenci në fushën e pasurive të paluajtshme?

Po. Duke parë që shumë shpejt banesat shtetërore do fillonin të shiteshin e të bliheshin, mendova: “Pse të mos hap një agjenci që merret me këtë proces?”. Ishte diçka krejt e re për Shqipërinë, askush nuk e dinte si funksiononte, as unë vetë, në fakt. Por e ndjeja që kishte ardhur momenti i duhur.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0