Në vijim të lançimit të Comet nga Perplexity, OpenAI po përgatitet të prezantojë një shfletues të ri interneti të fuqizuar nga inteligjenca artificiale, i cili synon të sfidojë dominimin e Google Chrome, sipas një raporti të publikuar nga Reuters të mërkurën.
Kompania pas ChatGPT thuhet se ka planifikuar ta lançojë këtë shfletues gjatë javëve në vijim. Ashtu si Comet i Perplexity apo Arc nga The Browser Company, shfletuesi i OpenAI mendohet se do të revolucionarizojë mënyrën se si përdoruesit ndërveprojnë me internetin, duke përdorur teknologjinë AI. Në vend që të ridrejtojë përdoruesit drejt faqeve të tjera, shfletuesi i ri duket se do të mbajë një pjesë të ndërveprimit brenda vetë ChatGPT-së.
Sipas burimeve të Reuters, ky shfletues mund të integrojë si veçori kyçe edhe Operator, agjentin inteligjent të shfletimit në internet që ka zhvilluar vetë OpenAI.
Ende në vitin 2024, OpenAI kishte marrë në konsideratë mundësinë për të ndërtuar një shfletues që do të konkurronte direkt me Google Chrome, raportonte më parë The Information. Ashtu si Perplexity, qëllimi i mundshëm i kompanisë është të sigurojë akses të drejtpërdrejtë në të dhënat e përdoruesve, si dhe të krijojë eksperienca të reja, të pakufizuara nga ndërmjetësimi i Google.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.